Svoboda | Graniru | BBC Russia | Golosameriki | Facebook
Transfiguration pending
Jump to content

Loznica

Coordinates: 44°32′00″N 19°13′33″E / 44.53333°N 19.22583°E / 44.53333; 19.22583
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Loznica
Лозница
Qyteti i Loznicës
Nga lart: Pamje panoramike e Loznicës, Muzeu i qytetit të Loznicës, Qendra Kulturore,, Shkolla fillore "Anta Bogićević", Kisha e Hyjlindëses së Shenjtë, monumenti i Betejës së Drinës në malin Guçevo, Corso në Loznicë
Flamuri i Loznica
Stema Loznica
Vendndodhja e qytetit të Loznicës brenda Serbisë
Vendndodhja e qytetit të Loznicës brenda Serbisë
Koordinatat: 44°32′00″N 19°13′33″E / 44.53333°N 19.22583°E / 44.53333; 19.22583
VendiSerbia Serbia
RajoniShumadia dhe Serbia Perëndimore
Distriktet administrative të SerbisëMaçva
Vendbanimet52
Qeveria
 • KryetariVidoje Petroviq (SNS)
Sipërfaqja
 • Urban9,45 km2 (365 sq mi)
 • Administrativi612 km2 (236 sq mi)
Lartësia mbidetare
121 m (397 ft)
Popullsia
 (2022 census)[2]
 • Vendie 18-ta në Serbi
 • Urban
19.515
 • Dendësia (Urban)0.021/km2 (0.053/sq mi)
 • Administrative
72.062
 • Dendësia (Administrative)012/km2 (030/sq mi)
Zona kohoreUTC+1 (CET)
 • Verës (DST)UTC+2 (CEST)
Postal code
15300
Kodi i zonës+381(0)15
Kodi ISO 3166SRB
Targat e automjeteveLO
Faqja zyrtarewww.loznica.rs

Loznica (Serbisht: Лозница, shqiptohet [lǒznitsa]) është një qytet i vendosur në distriktin Maçva të Serbisë perëndimore. Shtrihet në bregun e djathtë të lumit Drina. Në vitin 2022 qyteti kishte një popullsi gjithsej prej 19,515, ndërsa zona administrative kishte një popullsi prej 72,062.

Emri i qytetit rrjedh nga fjala "loza" që në gjuhën serbe domethënë verë. Nga origjina, emri i saj ishte Lozica që domethënë verë e vogël, por më vonë u bë Loznica.

Loznica ndodhet në perëndim të Serbisë afër kufirit me Bosnjën dhe Hercegovinës. Shtrihet në bregun e djathtë të lumit Drina.

Loznica ka një klimë të lagësht subtropikale me dimër të ftohtë, shpesh shumë të ftohtë për shkak të erërave malore të maleve të afërta dhe verë të ngrohtë deri të nxehtë. Kur ajri i nxehtë nga Deti Adriatik fillon të hyjë në brendësi, në veri-lindje ai ngrihet mbi pengesave malore (Zlatar dhe Zlatibor), duke fituar efekt jet dhe duke vazhduar me shpejtësi në pjesët perëndimore të Serbisë.

Përveç Loznicës, qyteti përfshin vendbanimet e mëposhtme:

Fabrika e Viskozës

Fabrika më e madhe në Loznicë është "HI Viskoza Loznica", i cili u themelua në vitin 1957 i cili ka mbi 10,000 puntorë (1981), në kohën kur qyteti kishte 18000 banorë. Prodhimi i rimorkiove ishte kryesisht në fabrikën "FAK Loznica", ndërsa prodhimi i tekstilit në "Moda" Loznicë.

Prodhuesi italian i çorapeve dhe të brendshmeve për femra "Golden Lady" ka një fabrikë në Loznicë, e cila eksporton në vendet e Bashkimit Evropian. Për momentin në fabrikë janë të punësuar 550 punëtorë.

Gjithashtu, një nga depozitat më të mëdha të litiumit (miniera e Jadarit) në Serbi me rezerva totale prej 125.3 milionë tonë ndodhet në Loznicë.

Tabela e mëposhtme jep një pamje paraprake të numrit total të personave të regjistruar të punësuar në subjektet juridike për aktivitetin e tyre kryesor (që nga viti 2018):

Veprimtaria Gjithsej
Bujqësi, pylltari dhe peshkim 153
Miniera dhe gurore 33
Prodhimtaria 4,617
Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar 238
Furnizim me ujë; aktivitetet e kanalizimeve, menaxhimit të mbetjeve dhe riparimit 253
Ndërtimtaria 1,198
Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i automjeteve dhe motoçikletave 2,867
Transporti dhe magazinimi 730
Shërbimet e akomodimit dhe ushqimit 730
Informacioni dhe komunikimi 183
Veprimtari financiare dhe sigurimesh 196
Veprimtaritë e pasurive të paluajtshme 21
Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike 546
Veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe mbështetëse 261
Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimet shoqërore të detyrueshme 920
Arsimi 1,140
Shëndeti i njeriut dhe aktivitetet e punës sociale 1,879
Arte, argëtim dhe rekreacion 221
Veprimtari të tjera shërbimi 383
Punëtorët individualë të bujqësisë 1,065
Gjithsej 17,634

Njerëz të shquar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Municipalities of Serbia, 2006" (në anglisht). Statistical Office of Serbia. Marrë më 2010-11-28.
  2. ^ "2022 Census of Population, Households and Dwellings: Ethnicity (data by municipalities and cities)" (PDF) (në anglisht). Statistical Office of Republic Of Serbia, Belgrade. prill 2023. ISBN 978-86-6161-228-2. Marrë më 2023-04-30.