Svoboda | Graniru | BBC Russia | Golosameriki | Facebook
Jump to content

Bullgaria

Coordinates: 42°41′51″N 23°19′21″E / 42.69750°N 23.32250°E / 42.69750; 23.32250 (Largo)
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Republika e Bullgarisë
Република България
Republika Bŭlgariya
Parimi: Съединението прави силата
Sŭedinenieto pravi silata
("Bashkimi bën fuqinë")
Himni: Мила Родино
"Mila Rodino"
("E dashur Mëmëdhe")
Vendndodhje e Bullgarisë (e gjelbër e errët)
Vendndodhje e Bullgarisë (e gjelbër e errët)
Kryeqyteti
dhe qyteti më i madh
Sofja
42°41′51″N 23°19′21″E / 42.69750°N 23.32250°E / 42.69750; 23.32250 (Largo)
Gjuhët zyrtareBullgarisht[1]
Shkrimi zyrtarCirilik
Grupet etnike
(2021)[2]
Besimi
(2021)[2]
  • 15.9% pa fe
  • 9.8% Islami
  • 0.1% të tjerë
  • 9.5% nuk janë përgjigjur
  • NofkaBullgar/e
    Qeveria
    Lloji i qeverisjesRepublika parlamentare unitare
    Rumen Radev
    Iliana Iotova
    Dimitar Glavchev
    Raya Nazaryan
    KuvendiAsambleja Kombëtare
    Historia e themelimit
    681–1018
    1185–1396
    3 mars 1878
    5 tetor 1908
    • Monarkia u shfuqizua
    15 September 1946
    15 nëntor 1990
    • U bashkua me NATO
    29 mars 2004
    • U bashkua me BE
    1 janar 2007
    Sipërfaqja
    • Gjithsej
    110,993.6[3] km2 (42,854.9 sq mi) (103-të)
    • Ujë (%)
    2.16[4]
    Popullsia
    • Përllogaritje 2023
    Neutral decrease 6,385,500 (109-të)
    • Dendësia
    63/km2 (163.2/sq mi) (154-të)
    Ekonomia
    PBB (PFB)Përllogaritje 2023 
    • Gjithsej
    Increase $216.499 billion[5] (73-të)
    • Për kokë banori
    Increase $33,780[5] (55-të)
    PBB (zyrtare)Përllogaritje 2023 
    • Gjithsej
    Increase $103.099 billion[5] (69-të)
    • Për kokë banori
    Increase $16,086[5] (60-të)
    MonedhaLev (BGN)
    Të dhëna të tjera
    Gini (2023)Positive decrease 37.2[6]
    i mesëm
    IZHNJ (2022)Increase 0.799[7]
    i lartë · 70-të
    Zona kohoreUTC+2 (EET)
    • Verës 
    UTC+3 (EEST)
    Formati i datësdd.mm.yyyy
    Ana e drejtimit të makinësright
    Prefiksi telefonik+359
    Kodi i internetit TLDStampa:Hilst Gjithashtu .eu si shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian

    Bullgaria (bullgarisht: България) zyrtarisht Republika e Bullgarisë (bullgarisht: Република България), është një vend në Evropën Juglindore. E vendosur në perëndim të Detit të Zi dhe në jug të lumit Danub, Bullgaria kufizohet nga Rumania në veri, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në perëndim, Greqia dhe Turqia në jug. Me një territor prej 110.994 kilometra katrorë, Bullgaria është shteti i 16-të më i madh në Evropë. Sofja është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i vendit; qytete të tjera të mëdha përfshijnë Burgas, Plovdiv, dhe Varna.

    Kulturat e organizuara parahistorike filluan zhvillimin në tokat bullgare gjatë periudhës neolitike. Historia e saj e lashtë përfshin praninë e trakëve dhe më vonë persianëve, greqishtfolësit antike dhe romakëve. Shfaqja e një shteti të bashkuar bullgar daton në themelimin e Perandorisë së Parë Bullgare në 681 pas Krishtit, e cila dominoi pjesën më të madhe të Ballkanit dhe funksiononte si një qendër kulturore për sllavët gjatë Mesjetës. Me rënien e Perandorisë së Dytë Bullgare në 1396, territoret e saj ranë nën sundimin osman për gati pesë shekuj. Lufta Ruso-Turke (1877–1878) çoi në formimin e shtetit të tretë bullgar. Vitet në vijim panë disa konflikte me fqinjët e saj, gjë që shkaktoi Bullgarinë të lidhej me Gjermaninë në të dy luftërave botërore. Në vitin 1946 Bullgaria u bë një shtet socialist një-partiak, si pjesë e Bllokut Lindor të kryesuar nga sovjetikët. Në dhjetor të vitit 1989 Partia Komuniste në pushtet lejoi zgjedhjet shumëpartiake, gjë që më pas çoi në tranzicionin e Bullgarisë në një demokraci dhe një ekonomi të bazuar në treg.

    Bullgaria ka një ekonomi me të ardhura të mesme të larta, ekonomia e saj e tregut është pjesë e Tregut të Vetëm Evropian dhe bazohet kryesisht në shërbime, e ndjekur nga industria - veçanërisht ndërtimi i makinerive dhe minierat - dhe bujqësia. Vendi përballet me një krizë demografike; popullsia e saj arriti kulmin në 9 milionë në vitin 1989 dhe që atëherë ka rënë në nën 6.4 milionë që nga viti 2024. Bullgaria është anëtare e Bashkimit Evropian, Zonës Shengen, NATO-s dhe Këshillit të Evropës. Ajo është gjithashtu një anëtar themelues i OSBE-së dhe ka marrë një vend në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara tre herë.

    Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    Antikiteti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    Trakët, një nga tre grupet kryesore paraardhës të bullgarëve të sotëm, filluan të shfaqen në rajon gjatë Epokës së Hekurit. Në fund të shekullit VI para Krishtit, persët pushtuan pjesën më të madhe të Bullgarisë së sotme dhe e mbajtën atë deri në vitin 479 para Krishtit. Me ndikimin e persëve, pjesa më e madhe e fiseve trake u përfshinë në mbretërinë Odrysiane në vitet 470 Para Krishtit nga mbreti Teres, por u nënshtruan më vonë nga Aleksandri i Madh dhe nga Romakët në vitin 46 pas Krishtit. Pas ndarjes së Perandorisë Romake në shekullin e 5-të, zona ra nën kontrollin bizantin. Në këtë kohë, krishterimi ishte përhapur tashmë në rajon. Një komunitet i vogël gotik në Nicopolis ad Istrum prodhoi librin e parë në gjuhën gjermane në shekullin e 4, Bibla Wulfila. Manastiri i parë i krishterë në Evropë u krijua në të njëjtën kohë nga Shën Atanasiu në Bullgarinë qendrore. Nga shekulli i 6-të, sllavët e jugut u vendosën gradualisht në rajon, duke asimiluar trakët pjesërisht të helenizuar ose të romakëzuar.

    Perandoria e Parë Bullgare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    Në vitet 680 fiset bullgare nën udhëheqjen e Asparukut u zhvendosën në jug të Danubit dhe u vendosën në zonën midis Danubit të poshtëm dhe Ballkanit, duke krijuar kryeqytetin e tyre në Pliska. Një traktat paqeje me Bizantin në vitin 681 shënoi fillimin e Perandorisë së Parë Bullgare. Bullgarët gradualisht u përzien me popullsinë lokale, duke adoptuar një gjuhë të përbashkët në bazë të dialektit lokal sllav.

    Sundimtarët pasues e forcuan shtetin bullgar gjatë shekujve të 8-të dhe 9-të. Krum dyfishoi territorin e vendit, vrau perandorin bizantin Nicephorus I në betejën e Pliskës, dhe paraqiti kodin e parë të shkruar ligjor. Paganizmi u shfuqizua në favor të Krishtërimit Ortodoks Lindor nën Borisin I në vitin 864. Ky konvertim u pasua nga një njohje bizantine e kishës bullgare dhe miratimi i alfabetit cirilik të zhvilluar në Preslav i cili përforcoi autoritetin qendror dhe ndihmoi në perzjerjen e sllavëve dhe bullgarëve në një popull të njësuar. Një epokë e mëvonshme kulturore e artë filloi gjatë sundimit 34-vjeçar të Simeonit të Madh, i cili gjithashtu arriti zgjerimin më të madh territorial të shtetit.

    Luftërat me hungarezët dhe Peçenegët dhe përhapja e bogomilizmit e dobësuan Bullgarinë pas vdekjes së Simeonit. Sulmet e njëpasnjëshëm të rusve dhe bizantinëve rezultoi në kapjes së kryeqytetit Preslav nga ushtria bizantine në vitin 971. Nën Samuilin, Bullgaria u bëri ballë për një periudhë të shkurtër këtyre sulmeve, por kjo mori fund kur perandori bizantin Vasili II mundi ushtrinë bullgare në Kljuç në vitin 1014. Samuili vdiq pak pas betejës, dhe në vitin 1018 bizantinët i dhanë fund Perandorisë së Parë Bullgare.

    Perandoria e Dytë Bullgare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    Pas pushtimit të Bullgarisë, Vasili II i pengoi revoltat dhe pakënaqësitë duke ruajtur sundimin e fisnikërisë vendase dhe duke i lehtësuar tokat e sapopushtuara nga detyrimi për të paguar taksat në ar, duke lejuar që ato të paguhen në mall. Ai gjithashtu lejoi që Patriarkana Bullgare të ruante statusin e saj autoqefale dhe të gjitha dioqezat e saj, por e zvogëloi atë në një kryepeshkopatë. Pas vdekjes së tij, politikat e brendëshme bizantine ndryshuan dhe shpërthzen një seri rebelimesh të pasuksesshme, më e madhja e të cilave u udhëhoq nga Pjetër Deljan. Në 1185 fisnikët e dinastisë Asen, Ivan Asen I dhe Pjetri IV organizuan një kryengritje të madhe që rezultoi në rivendosjen e shtetit bullgar. Ivan Aseni dhe Pjetri vendosën themelet e Perandorisë së Dytë Bullgare me Tarnovën si kryeqytet.

    Kalojani, monarku i tretë Asen, e zgjati sundimin e tij deri në Beograd dhe Ohër. Ai pranoi supremacinë shpirtërore të Papës dhe mori një kurorë mbretërore nga një përfaqësues i Papës. Perandoria arriti kulmin e saj nën Ivan Asenin II (1218–1241), kur lulëzoi tregtia dhe kultura. Ndikimi i fortë ekonomik dhe fetar i Tarnovës e bëri atë një "Romë të Tretë", ndryshe nga Konstandinopoja tashmë në rënie.

    Fuqia ushtaake dhe ekonomike e vendit ra pas përfundimit të dinastisë Asen në vitin 1257, përballë konflikteve të brendshme, sulmeve të vazhdueshme bizantine dhe hungareze dhe sundimit mongol. Deri në fund të shekullit të 14-të, ndarjet fraksionare midis pronarëve feudalë dhe përhapjes së Bogomilizmit bëri që Perandoria e Dytë Bullgare të ndahej në tre mbretëri cariste - Vidin, Tarnovo dhe Karvuna si dhe disa principata gjysmë të pavarura që luftonin me njëra tjetrën, si dhe kundër bizantinëve, hungarezëve, serbëve, venecianëve dhe genovezëve. Nga fundi i shekullit të 14-të, turqit otomanë kishin filluar pushtimin e Bullgarisë dhe kishin marrë shumicën e qyteteve dhe fortesave në jug të maleve të Ballkanit.

    Sundimi Osman[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    Tarnova u pushtua nga osmanët pas një rrethimi bllokadë tre-mujor më 1393. Pas betejës së Nicopolisit në vitin 1396 që solli rënien e Mbretërisë Vidin, osmanët pushtuan të gjitha tokat bullgare në jug të Danubit. Fisnikëria u eliminua dhe shumë klerikë të arsimuar ikën në vende të tjera. Sipas sistemit osman, të krishterët konsideroheshin si një klasë inferiore njerëzish. Kështu, bullgarët, si të krishterët e tjerë, i nënshtroheshin taksave të rënda dhe një pjesë e vogël e popullsisë bullgare përjetoi islamizim të pjesshëm ose të plotë dhe kultura e tyre u shtyp. Autoritetet otomane themeluan Rum Milet, një bashkësi fetare që qeveriste të gjithë të krishterët ortodoksë pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike. Shumica e popullsisë lokale humbi gradualisht ndërgjegjen kombëtare të dallueshme, duke u identifikuar si të krishterë. Sidoqoftë, kleri që mbeti në disa manastire të izoluara e mbajti gjallë dhe e ndihmoi atë të mbijetonte në disa zona rurale dhe të largëta, si dhe në komunitetin katolik militant në pjesën veriperëndimore të vendit.

    Disa revolta bullgare shpërthyen gjatë gati pesë shekujve të sundimit osman, më të përmendurat ishin ato të mbështetura nga Habsburgët në vitin 1598 dhe në vitin 1686, kryengritja e Chiprovtsit në vitin 1688 dhe rebelimi i Karposit në vitin 1689. Në shekullin e 18-të, Iluminizmi në Evropën Perëndimore ndikoi në fillimin e një lëvizjeje të njohur si Zgjimi Kombëtar i Bullgarisë. Kjo lëvizje zgjoi vetëdijen kombëtare dhe u bë një faktor kyç në luftën çlirimtare, duke rezultuar në kryengritjen e vitit 1876. Deri në 30 mijë bullgarë u vranë dhe autoritetet osmane e shtypën rebelimin. Masakrat i nxitën Fuqitë e Mëdha të vepronin. Ata mblodhën Konferencën e Konstandinopojës në vitin 1876, por vendimet e tyre u refuzuan nga osmanët. Kjo i lejoi Perandorisë Ruse të kërkonte një zgjidhje me forcë pa rrezikuar konfrontimin ushtarak me Fuqitë e tjera të Mëdha, siç kishte ndodhur në Luftën e Krimesë. Në 1877 Rusia i shpalli luftë Perandorisë Osmane dhe mundi forcat e saj me ndihmën e vullnetarëve bullgarë.

    Shteti i Bullgarisë së Tretë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    Traktati i Shën Stefanit u nënshkrua më 3 mars 1878 nga Rusia dhe Perandoria Osmane dhe përfshiu një dispozitë për të ngritur një principatë autonome bullgare afërsisht në territoret e Perandorisë së Dytë të Bullgarisë. Tre marsi që nga ajo ditë është bërë Dita e Çlirimit, një festë publike në Bullgari, megjithëse kjo dite nuk u festua më pas kryengritjes së krahut të majtë në vitin 1944.

    Fuqitë e tjera të mëdha menjëherë e hodhën poshtë traktatin, nga frika se një vend i tillë i madh në Ballkan mund t'i kërcënonte interesat e tyre. Ai u zëvendësua nga Traktati i mëvonshëm i Berlinit, i nënshkruar më 13 korrik, i cili parashihte një shtet shumë më të vogël që përbëhej nga Moesia dhe rajoni i Sofjes, duke lënë popullsi të mëdha bullgare jashtë vendit të ri. Kjo luajti një rol të rëndësishëm në formimin e qasjes militariste të Bullgarisë ndaj çështjeve të jashtme gjatë gjysmës së parë të shekullit të 20-të.

    Principata bullgare fitoi një luftë kundër Serbisë dhe përvetësoi territorin osman gjysmë autonom të Rumelisë Lindore në 1885, duke shpallur një shtet të pavarur më 5 tetor 1908. Në vitet pas pavarësisë, Bullgaria u militarizua gjithnjë e më tepër dhe shpesh quhej "Prusia Ballkanike".

    Mes viteve 1912 dhe 1918, Bullgaria u përfshi në tre konflikte të njëpasnjëshme: dy Luftëra Ballkanike dhe Lufta e Parë Botërore. Pas një humbjeje katastrofike në Luftën e Dytë Ballkanike, Bullgaria përsëri e gjeti veten duke luftuar në anën e humbur si rezultat i aleancës së saj me Fuqitë Qendrore Në Luftën e Parë Botërore. Pavarësisht rekrutimit të më shumë se një të katërtës së popullsisë së saj në një ushtri prej 1 milion e 200 mijë ushtarë dhe arritjes së disa fitore vendimtare, në Doiran dhe Dobriç, vendi u dorëzua në vitin 1918. Lufta rezultoi me humbje të konsiderueshme territoriale, dhe 87 mijë e 500 ushtarë të vrarë.

    Bullgaria në vitin 1915.

    Trazirat politike që rezultuan nga këto humbje çuan në krijimin e një diktature mbretërore autoritare nga Car Boris III (1918–1943). Bullgaria hyri në Luftën e Dytë Botërore në vitin 1941 si një anëtar i Boshtit, por nuk pranoi të merrte pjesë në operacionin Barbarossa dhe shpëtoi popullatën e saj hebre nga deportimi në kampet e përqendrimit. Vdekja e papritur e Borisit III në verën e vitit 1943 e çoi vendin në trazira politike kur lufta u kthye kundër Gjermanisë dhe lëvizja guerile komuniste fitoi vrull. Qeveria e Bogdan Filov më pas dështoi të arrinte paqe me aleatët. Bullgaria nuk iu bind kërkesave sovjetike për të dëbuar forcat gjermane nga territori i saj, duke rezultuar në një deklaratë lufte dhe një pushtimi nga BRSS në shtator 1944. Fronti Atdheu i dominuar nga komunistët mori pushtetin, përfundoi pjesëmarrjen në Bosht dhe iu bashkua Aleatëve deri në përfundimin e luftës.

    Kryengritja e të majtëve e 9 shtatorit 1944 çoi në heqjen e sundimit monarkist, por ata arritën të krijonin një republikë popullore një partiake vetëm në vitin 1946. Bullgaria u bë pjesë e sferës së influencës sovjetike nën udhëheqjen e Gjergj Dimitrovit (1946–1949), që hodhi themelet për një shtet stalinist të industrializimit të shpejtë, dhe qe ishte gjithashtu shumë represiv duke ekzekutuar mijëra disidentë. Nga mesi i viteve 1950, standardet e jetesës u rritën ndjeshëm, ndërkohë që represionet politike u pakësuan. Deri në vitet 1980, PBB kombëtare dhe ai për banor u katërfishuan, por ekonomia mbeti e prirur ndaj shifrave të borxheve, më të mëdhenjtë e të cilëve ndodhën në vitet 1960, 1977 dhe 1980. Ekonomia e planifikuar e stilit sovjetik pati disa politika të orientuara drejt tregut, duke dalë në një nivel eksperimental nën Todor Zhivkovin (1954–1989). Vajza e tij Ljudmilla mbështeti krenarinë kombëtare duke promovuar trashëgiminë bullgare, kulturën dhe artet në mbarë botën. Në vitin 1984 filloi një fushatë asimilimi në një përpjekje për të fshirë identitetin e pakicës etnike turke, e cila përfshinte mbylljem e xhamive dhe detyrimin e turqëve etnikë të pranojnë emra sllavë. Këto politika (të kombinuara me fundin e sundimit komunist në vitin 1989) rezultuan në emigrimin e rreth 300 mijë turqve etnikë në Turqi.

    Nën ndikimin e shembjes së Bllokut Lindor, më 10 nëntor 1989 Partia Komuniste hoqi dorë nga monopoli i saj politik, Zhivkov dha dorëheqjen dhe Bullgaria hyri në një tranzicion drejt një demokracie parlamentare. Zgjedhjet e para të lira në qershor të vitit 1990 u fituan nga Partia Socialiste Bullgare (BSP, Partia Komuniste e sapoemëruar). Një kushtetutë e re që siguroi një president të zgjedhur relativisht të dobët dhe një kryeministër përgjegjës ndaj legjislaturës u miratua në korrik të vitit 1991. Sistemi i ri fillimisht nuk arriti të përmirësonte standardet e jetesës ose të krijonte rritje ekonomike - cilësia mesatare e jetës dhe ecuria ekonomike mbetën më të ulëta se nën komunizmin edhe në fillim të viteve 2000. Një paketë reformash e vitit 1997 rikrijoi rritjen ekonomike, por standardet e jetesës vazhduan të jenë të ulëta. Pas vitit 2001, kushtet ekonomike, politike dhe gjeopolitike u përmirësuan shumë, dhe Bullgaria arriti një status të lartë të Zhvillimit Njerëzor. Ajo u bë anëtare e NATO-s në 2004 dhe mori pjesë në Luftën në Afganistan. Pas disa viteve reformash, ajo u bashkua me Bashkimin Evropian në 2007, pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme rreth korrupsionit të qeverisë.

    Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    Topografia e Bullgarisë
    Rila, vargmali më i lartë malor në Ballkan dhe Evropën Juglindore

    Bullgaria është një vend i mesëm i vendosur në Evropën Juglindore, në lindje të Ballkanit. Territori i saj mbulon një sipërfaqe prej 110,994 kilometra katrorë, ndërsa kufijtë tokësorë me pesë vendet fqinje kanë një gjatësi prej 1,808 kilometrash, dhe vija e saj bregdetare është 354 kilometra e gjatë.[8] Koordinatat gjeografike të Bullgarisë janë 43° N 25° Juglindore. Tiparet topografike më të spikatura të vendit janë Fusha Danubiane, Malet e Ballkanit, Fusha Trake dhe massif Rila-Rodope.[8] Skaji jugor i Rrafshit Danubian shpatet lart në ultësirat e Ballkanit, ndërsa Danubi përcakton kufirin me Rumaninë. Rrafshi i Trakës është afërsisht trekëndësh, duke filluar në juglindje të Sofjes dhe duke u zgjeruar ndërsa arrin në bregun e Detit të Zi.[8]

    Malet e Ballkanit kalojnë anash përmes mesit të vendit nga perëndimi në lindje. Jugperëndimi malor ka dy vargmale të dallueshme të tipit alpin - Rila dhe Pirin, të cilat kufizohen me malet e ulëta, por më të gjera Rodope në lindje, dhe male të ndryshme me lartësi mesatare në perëndim, veriperëndim dhe jug, si Vitosha, Osogovo and Belasitsa.[8] Musala, me 2,925 metra, është pika më e lartë si në Bullgari ashtu edhe në Ballkan. Bregdeti i Detit të Zi është pika më e ulët e vendit. Fushat zënë rreth një të tretën e territorit, ndërsa pllajat dhe kodrat zënë 41%.[9] Shumica e lumenjve janë të shkurtër dhe me nivele të ulëta uji. Lumi më i gjatë i vendosur vetëm në territorin bullgar, Iskar, ka një gjatësi prej 368 kilometrash. Struma dhe Maritsa janë dy lumenj të mëdhenj në jug.[10][8]

    Klima[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    Bullgaria ka një klimë të larmishme dhe të ndryshueshme, e cila rezulton nga pozicionimi në pikën e takimit të masave ajrore mesdhetare, oqeanike dhe kontinentale të kombinuara me efektin pengues të maleve të saj.[8] Bullgaria veriore është mesatarisht 1 °C më e ftohtë dhe regjistron 200 milimetra (7.9 in) më shumë reshje, sesa rajonet në jug të maleve të Ballkanit. Amplituda e temperaturës ndryshon ndjeshëm në zona të ndryshme. Temperatura më e ulët e regjistruar është -38,3 °C (−36,9 °F), ndërsa më e larta është 45,2 °C (113,4 °F).[11] Reshjet janë mesatarisht rreth 630 milimetra (24.8 in) në vit dhe variojnë nga 500 milimetra (19.7 in) në Dobrudja në më shumë se 2500 milimetra (98.4 in) në male. Masat ajrore kontinentale sjellin sasi të konsiderueshme të reshjeve të borës gjatë dimrit.[12]

    Duke marrë parasysh sipërfaqen e saj relativisht të vogël, Bullgaria ka klimë të ndryshueshme dhe komplekse. Vendi zë pjesën më jugore të zonës klimatike kontinentale, me zona të vogla në jug që bien brenda zonës klimatike mesdhetare.[13] Zona kontinentale është mbizotëruese, sepse masat ajrore kontinentale rrjedhin lehtësisht në Rrafshin e Danubit të papenguar. Ndikimi kontinental, më i fortë gjatë dimrit, prodhon reshje bore të bollshme; ndikimi mesdhetar rritet gjatë gjysmës së dytë të verës dhe prodhon mot të nxehtë dhe të thatë. Bullgaria ndahet në pesë zona klimatike: zona kontinentale (Rrafshi Danubian, Paraballkanik dhe luginat e larta të rajonit gjeomorfologjik kalimtar); zona kalimtare (Rrafshi i Sipërm Trak, pjesa më e madhe e luginës së Strumës dhe Mestasë, luginat e poshtme Subballkanike); zona kontinentale-mesdhetare (zonat më jugore të luginës së Strumës dhe Mestasë, malet Rodope lindore, Sakar dhe Stranxha); Zona e Detit të Zi përgjatë vijës bregdetare me një gjatësi mesatare prej 30–40 km në brendësi; dhe zona alpine në malet mbi 1000 m lartësi (malet qendrore të Ballkanit, Rila, Pirin, Vitosha, malet Rodope perëndimore, etj.).[14]

    Politika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    Sheshi i Pavarësisë në Sofja: Selia e Presidencës (djathtas), Asamblesë Kombëtare (në mes) dhe Këshillit të Ministrave (majtas).

    Bullgaria është një demokraci parlamentare, në të cilën pozicioni më i fuqishëm ekzekutiv është ai i kryeministrit. Sistemi politik ka tri degë: legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore. Kushtetuta e Bullgarisë siguron gjithashtu edhe mundësitë e demokracisë së drejtpërdrejtë. Zgjedhjet mbikëqyren nga një Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i pavarur që përfshin anëtarë nga të gjitha partitë kryesore politike. Partitë duhet të regjistrohen në komisionin para se të marrin pjesë në zgjedhjet kombëtare.[15] Normalisht, kryeministri emërohet drejtuesi i partisë që merr më shumë vota në zgjedhjet parlamentare, edhe pse kjo mund të mos jetë gjithmonë kështu.[16]

    Zgjedhjet kryhen për Asamblenë Kombëtare, e cila përbëhet nga 240 deputetë të zgjedhur për një mandat katër vjeçar me votim të drejtpërdrejtë popullor. Asambleja Kombëtare ka fuqinë që të miratojë ligje, të miratojë buxhetin, të planifikojë zgjedhjet presidenciale, të zgjedhë dhe shkarkojë kryeministrin dhe ministrat e tjerë, të deklarojë luftë, të dërgojë trupa jashtë vendit, dhe të ratifikojë traktate dhe marrëveshje ndërkombëtare.[17] Presidenti shërben si kreu i shtetit dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura, dhe ka autoritetin për të kthyer një ligj për debat të mëtejmë, edhe pse parlamenti mund çvlerësojë veton presidenciale me një shumicë të thjeshtë votash të të gjithë anëtarëve të parlamentit.[16]

    Deri në shkurt të vitit 2013 GERB (Grazhdani za Evropejsko Razvitie na Bllgarija), Qytetarët për Zhvillimin Europian të Bullgarisë, kishte 117 vende në Asamblenë Kombëtare, duke qeverisur si një qeveri e pakicës, pa mbështetje nga partitë e tjera politike në parlament. Qeveria dha dorëheqjen më 20 shkurt 2013 pas protestave mbarëkombëtare të shkaktuara nga kostot e larta të shërbimeve, standardi i ulët i jetesës dhe dështimi i sistemit demokratik. Si pasojë, Parlamenti u shpërnda dhe një qeveri e re e përkohshme u emërua nga Presidenti.

    Zgjedhjet pasuese të parakohshme në maj të 2013 rezultuan me një fitore të ngushtë GERB-it. Mirëpo, pa mbështetjen e tre partive të tjera politike që hynë në parlament më 24 maj, udhëheqësi i GERB-it Borisov ktheu mandatin e presidentit për të formuar qeverinë. Partia Socialiste e Bullgarisë (BSP) emëroi ish-Ministri i Financave Plamen Oresharski për postin e Kryeministrit. Ai u emërua më 29 maj 2013.

    Vetëm dy javë pas formimit të saj qeveria Oresharski u kritikua dhe iu desh të përballej me protesta në gjithë vendin nga ana e qytetarëve, të cilat në Sofje arritën deri në 11 000 pjesëmarrësve. Një nga arsyet kryesore për këto protesta ishte Emërimi i diskutueshëm i manjatit të medias Deljan Peevski si shef i Agjencisë Kombëtare të Sigurimit të Shtetit. Protestat vazhduan gjatë gjithë kohës së qeverisë Oresharski. Në tërësi, qeveria i mbijetoi 5 votimeve të mosbesimit para se të jepte dorëheqjen. Pas një marrëveshjeje nga tri partitë më të mëdha (GERB, BSP dhe DPS) për të mbajtur zgjedhje të parakohshme parlamentare në 5 tetor 2014, kabineti ra dakord të japë dorëheqjen në fund të muajit korrik, që u bë fakt më 23 korrik 2014. Parlamenti votoi të nesërmen 180-8 (8 abstenuan dhe 44 munguan) të pranojë dorëheqjen e qeverisë. Pas votimit, Presidenti Plevneliev i ofroi mandatin GERB-it për të formuar qeverinë, por ajo u refuzua. Të nesërmen, BSP gjithashtu e ktheu mandatin. Më 30 korrik edhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) refuzoi mandatin. Më në fund, më 6 gusht, një qeveri teknike e udhëhequr nga Georgi Bliznashki u betua në detyrë dhe qeveria Oresharski u shpërnda zyrtarisht.

    Siç u ra dakord, zgjedhjet parlamentare u mbajtën më 5 tetor 2014 për të zgjedhur Asamblenë e 43-të Kombëtare. GERB-i mbeti partia më e madhe, duke fituar 84 nga 240 vendet me rreth një të tretën e votave. Tetë parti hynë në parlament. Për herë të parë që nga fillimi i zgjedhjeve demokratike në vitin 1990 më shumë se shtatë parti hynë në parlament. Pasi u ngarkua nga presidenti Rosen Plevneliev për të formuar një qeveri, GERB-i e Borisovit formoi një koalicion me Bllokun Reformist, pati një marrëveshje partneriteti për mbështetjen e Alternativës për Rilindjen Bullgare, dhe gjithashtu pati përkrahje nga jashtë të Frontit Patriotik. Kabineti i njëzet ministrave u miratua nga një shumicë prej 136-97 (me një abstenim). Borisovi u zgjodh si kryeministër me vota edhe më të shumta 149-85. Borisov u bë personi i parë që zgjidhej dy herë si kryeministër në historinë e re të Bullgarisë.

    Bullgaria ka një sistem tipik ligjor të ligjit civil. Gjyqësori mbikëqyret nga Ministria e Drejtësisë. Gjykata e Lartë Administrative dhe Gjykata e Lartë e Kasacionit janë gjykatat më të larta të apelit dhe të mbikëqyrin zbatimin e ligjeve në gjykatat e nënligjore. Këshilli i Lartë Gjyqësor administron sistemin dhe emëron gjyqtarët. Gjyqësori i Bullgarisë, së bashku me institucionet e tjera, mbetet një nga më të korruptuarit dhe joefikas në Europë.

    Zbatimi i ligjit kryhet nga organizata, kryesisht në varësi të Ministrisë së Brendshme. Shërbimi Policor Kombëtar (SHPK) lufton krimin e përgjithshëm, ruan rendin publik dhe mbështet operacionet e agjencive të tjera të zbatimit të ligjit. SHKP ka 27.000 policië në pjesët e saj lokale dhe kombëtare. Ministria e Brendshme gjithashtu drejton Policinë e Shërbimit Kufitar dhe Xhandarmërinë Kombëtare një degë e specializuar për aktivitetet anti-terroriste, menaxhimin e krizave dhe kontrollin e trazirave. Kundërzbulimi dhe siguria kombëtare janë përgjegjësi e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare, e themeluar në vitin 2008.

    Njësitë administrative[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    Në vitin 1999 u miratua një strukturë e re administrative paralelisht me shqendërzimin e sistemit ekonomik. Ajo përfshin 27 provinca dhe një provincë metropolitane të kryeqytetit Sofje. Të gjitha provincat e kanë marrë emrin nga kryqytetet e tyre respektivë. Ato ndahem në 265 bashki.

    Bashkitë drejtohen nga kryetarët e bashkive, të cilët zgjidhen për një mandat katër vjeçar, dhe nga këshillat bashkiakë të zgjedhur drejtpërdrejt. Bullgaria është një shtet shumë i centralizuar, ku Këshilli kombëtar i Ministrave emëron drejtpërdrejt guvernatorët rajonalë dhe të gjitha provincat dhe bashkitë janë shumë të varur prej tij financiarisht.[15]

    1. Blagojevgrad
    2. Burgas
    3. Dobriç
    4. Gabrovo
    5. Haskovo
    6. Kërxhali
    7. Kjustendill
    8. Loveç
    9. Montana
    10. Pazarxhik
    11. Pernik
    12. Pleven
    13. Plovdiv
    14. Razgrad
    1. Rusje
    2. Shumen
    3. Silistra
    4. Sliven
    5. Smoljan
    6. Provinca Sofie
    7. Stara Zagora
    8. Tërgovishçe
    9. Varna
    10. Veliko Tërnovo
    11. Vidin
    12. Vraca
    13. Jambol

    Ushtria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    Forcat e Armatosura Bullgare janë ushtria e Bullgarisë dhe ato përbëhen nga forca tokësore, detare dhe një forcë ajrore. Forcat e Armatosura kanë 36.950 trupa aktive, të plotësuar nga 3.000 rezervistë.[18] Forcat tokësore përbëhen nga dy brigadamekanizuara dhe tetë regjimente e batalione të pavarura; forcat ajrore operojnë 106 avionë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore në gjashtë baza ajrore, dhe marina operon me anije të ndryshme, helikopterë dhe armë të mbrojtjes bregdetare.[19] Inventari ushtarak përbëhet kryesisht nga pajisjet sovjetike si avionët Mikojan MiG-29 dhe Sukhoi Su-25,[20] sistemet e mbrojtjes ajrore S-300PT[21] dhe raketat balistike me rreze të shkurtër veprimi SS-21 Scarab.[22] Forcat e Armatosura të Bullgarisë po modernizohen me avionë luftarakë F-16 Block 70, korveta të reja me shumë qëllime dhe pajisje të tjera moderne të standardeve të NATO-s. Bullgaria është në procesin e blerjes së automjeteve të reja Stryker të ndërtuara nga SHBA, obuseve të reja vetëlëvizëse 155 mm, radarëve të rinj 3D të paralajmërimit të hershëm, raketave të reja sipërfaqe-ajër dhe më shumë.[23]

    Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    Me fitimin e pavarësisë në Kongresin e Berlinit Bullgaria ballafaqohet me varfërinë në kapital, me probleme të shumta politike dhe ekonomike edhe së shpejti bëhet sferë ndikuese e kapitalit të huaj. Importi i kapitalit të jashtëm nuk solli vendin në një pozitë më të mirë. Shkalla e ulët e fuqisë prodhuese bëri që bujqësia të sigurojë 2/3 e të ardhurave kombëtare dhe 90% të eksportit të vendit. Industria ka dhënë rreth 1/3 e të ardhurave kombëtare dhe gjithsej 5 % të eksportit të vendit. Këto relacionet e kanë përcaktuar bujqësinë degë kryesore të ekonomisë. Edhe pse gëzon kushte të favorshme natyrore, fragmentimi i pronave ishte problem për zbatimin e mjeteve agroteknike. Kësaj t’i shtojmë edhe bazën e ulët të mekanizmit dhe të kimikizimit në bujqësi. Ajo pak industri ka qenë orientuar në përpunimin e lëndëve të para nga bujqësia.

    Ndërrimet e mëdha në ekonomi që kanë ndodhur pas Luftës së Dytë Botërore ishin bazë e mirë e një ritmi më të shpejtuar.

    Infrastruktura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    Autostrada e Trakisë

    Shërbimet telefonike janë gjerësisht të disponueshme dhe një linjë qendrore dixhitale lidh shumicën e rajoneve.[24] Vivacom (BTC) shërben më shumë se 90% të linjave fikse dhe është një nga tre operatorët që ofrojnë shërbime celulare, së bashku me A1 dhe Telenor.[25][26] Penetrimi i internetit ishte 69.2% e popullsisë së moshës 16-74 vjeç dhe 78.9% e familjeve në vitin 2020.[27][28]

    Vendndodhja strategjike gjeografike e Bullgarisë dhe sektori energjetik i zhvilluar mirë e bëjnë atë një qendër kyçe evropiane energjetike pavarësisht mungesës së depozitave të konsiderueshme të lëndëve djegëse fosile.[29] Termocentralet prodhojnë 48,9% të energjisë elektrike, e ndjekur nga energjia bërthamore nga reaktorët e Kozloduy (34,8%) dhe burimet e rinovueshme (16,3%).[30] Pajisjet për një termocentral të dytë bërthamor në Belene janë blerë, por fati i projektit mbetet i pasigurt.[31] Kapaciteti i instaluar arrin në 12,668 MW, duke i lejuar Bullgarisë të tejkalojë kërkesën e brendshme dhe të eksportojë energji.[32]

    Rrjeti kombëtar i rrugëve ka një gjatësi gjithsej prej 19,512 kilometrash (12,124 mi),[33] nga të cilat 19,235 kilometra (11,952 mi) janë të asfaltuara. Hekurudhat janë një mënyrë kryesore e transportit të mallrave, megjithëse autostradat bartin një pjesë progresive të mallrave. Bullgaria ka 6,238 kilometra (3,876 mi) rrugë hekurudhore,[24] me lidhje hekurudhore të disponueshme për Rumaninë, Turqinë, Greqinë dhe Serbinë, dhe trena ekspres që shërbejnë linja direkte për në Kiev, Minsk, Moskë dhe Shën Petersburg.[34] Sofja është qendra e udhëtimit ajror të vendit, ndërsa Varna dhe Burgas janë portet kryesore të tregtisë detare.

    Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    :
    :
    :
    :
    :

    Grupet etnike të Bullgarisë (2021 census)[35][36]

      Bullgarët (84.57%)
      Turqit bullgarë (8.40%)
      Romët (4.41%)
      Të tjerë (1.31%)
      Të padeklaruar (1.31%)

    Sipas vlerësimit zyrtar të qeverisë për vitin 2022, popullsia e Bullgarisë përbëhet nga 6,447,710 njerëz, nga 6,519,789 sipas regjistrimit të fundit zyrtar në vitin 2021.[37][36] Shumica e popullsisë, 72,5%, banojnë në zonat urbane.[38] Që nga viti 2019, Sofja është qendra urbane më e populluar me 1,241,675 njerëz, e ndjekur nga Plovdiv (346,893), Varna (336,505), Burgas (202,434) dhe Ruse (142,902).[39] Bullgarët janë grupi kryesor etnik dhe përbëjnë 84,6% të popullsisë. Pakicat turke dhe rome zënë përkatësisht 8.4 dhe 4.4%; rreth 40 pakica më të vogla përbëjnë 1.3%, dhe 1.3% nuk ​​vetëidentifikohen me një grup etnik.[35][36] Pakica rome zakonisht nënvlerësohet në të dhënat e regjistrimit dhe mund të përfaqësojë deri në 11% të popullsisë.[40][41] Dendësia e popullsisë është 55-60 për kilometër katror (ultimo 2023), pothuajse gjysma e mesatares së Bashkimit Evropian.[42]

    Shëndeti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    Normat e larta të vdekjeve vijnë nga një kombinim i një popullsie në plakje, numri i lartë i njerëzve në rrezik të varfërisë dhe një sistem i dobët i kujdesit shëndetësor.[43] Mbi 80% e vdekjeve janë për shkak të kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare; gati një e pesta e tyre janë të shmangshme. Megjithëse kujdesi shëndetësor në Bullgari është nominalisht universal,[44] shpenzimet përbëjnë gati gjysmën e të gjitha shpenzimeve të kujdesit shëndetësor, duke kufizuar ndjeshëm qasjen në kujdesin mjekësor. Probleme të tjera që pengojnë ofrimin e kujdesit janë emigrimi i mjekëve për shkak të pagave të ulëta, spitaleve rajonale të pamjaftueshme dhe të papajisura, mungesës së furnizimit dhe ndryshimeve të shpeshta në paketën bazë të shërbimit për të siguruarit.[45] Indeksi i efikasitetit të kujdesit shëndetësor të Bloomberg 2018 e renditi Bullgarinë të fundit nga 56 vende.[46]

    Arsimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    Ndërtesa e Universitetit të Sofjes

    Shpenzimet publike për arsimin janë gjithashtu shumë nën mesataren e Bashkimit Evropian.[47] Standardet arsimore dikur ishin të larta,[48] por kanë rënë ndjeshëm që nga fillimi i viteve 2000.[47] Studentët bullgarë ishin ndër nxënësit me pikët më të larta në botë për sa i përket leximit në vitin 2001, duke performuar më mirë se kolegët e tyre kanadezë dhe gjermanë; deri në vitin 2006, rezultatet në lexim, matematikë dhe shkencë kishin rënë. Deri në vitin 2018, Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve zbuloi se 47% e nxënësve në klasën e 9-të ishin funksionalisht analfabetë në lexim dhe shkenca natyrore.[49] Mesatarja e shkrim-leximit bazë është e lartë në 98.4% pa dallime të rëndësishme ndërmjet gjinive.[50] Ministria e Arsimit dhe Shkencës financon pjesërisht shkollat, kolegjet dhe universitetet publike, vendos kritere për tekstet shkollore dhe mbikëqyr procesin e botimit. Arsimi në shkollat ​​fillore dhe të mesme publike është falas dhe i detyrueshëm.[48] Procesi përfshin 12 klasa, në të cilat klasat nga një deri në tetë janë fillore dhe nga nëntë deri në dymbëdhjetë janë të nivelit të mesëm.[51] Arsimi i lartë përbëhet nga një diplomë bachelor 4-vjeçare dhe një diplomë master 1-vjeçare.[333] Institucioni më i lartë i arsimit të lartë i Bullgarisë është Universiteti i Sofjes.[52][53]

    Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


    Kultura shqiptare në Bullgari mund të gjendet në fshatin e pastër shqiptarë të quajtur Mandrica ku flitet një e folme e toskërishtes.[54]

    Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    1. ^ "Constitution of the Republic of Bulgaria" (në anglisht). National Assembly of the Republic of Bulgaria. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2019. Marrë më 30 gusht 2020.
    2. ^ a b "Преброяване 2021: Етнокултурна характеристика на населението" [Regjistrimi 2021: Karakteristikat etnokulturore të popullsisë] (PDF) (në bullgarisht). Instituti Kombëtar i Statistikave të Bullgarisë. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 24 nëntor 2022.
    3. ^ Penin, Rumen (2007). Природна география на България [Gjeografia Natyrore e Bullgarisë] (në bullgarisht). Bulvest 2000. fq. 18. ISBN 978-954-18-0546-6.
    4. ^ "Field listing: Area". The World Factbook (në anglisht). Central Intelligence Agency. Arkivuar nga origjinali më 31 janar 2014. Marrë më 9 tetor 2018.
    5. ^ a b c d "World Economic Outlook Database, October 2023 Edition. (Bulgaria)" (në anglisht). International Monetary Fund. 10 tetor 2023. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2023. Marrë më 11 tetor 2023.
    6. ^ "Gini coefficient of equivalised disposable income – EU-SILC survey". ec.europa.eu (në anglisht). Eurostat. Arkivuar nga origjinali më 20 mars 2019. Marrë më 9 qershor 2024.
    7. ^ "Human Development Report 2023/24" (PDF) (në anglisht). United Nations Development Programme. 13 mars 2024. Marrë më 13 mars 2024.
    8. ^ a b c d e f Library of Congress 2006, f. 4.
    9. ^ Topography.
    10. ^ NSI Brochure 2018, ff. 2–3.
    11. ^ "Bulgaria Second National Communication" (PDF) (në anglisht). United Nations Framework Convention on Climate Change. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 9 tetor 2022. Marrë më 9 tetor 2018.
    12. ^ Climate.
    13. ^ Donchev & Karakashev 2004, p. 52
    14. ^ Donchev & Karakashev 2004, pp. 59–61
    15. ^ a b Library of Congress 2006, f. 17.
    16. ^ a b Library of Congress 2006, f. 16.
    17. ^ Library of Congress 2006, ff. 16–17.
    18. ^ International Institute for Strategic Studies (25 shkurt 2021). The Military Balance 2021 (në anglisht). London: Routledge. fq. 89. ISBN 978-1-03-201227-8.
    19. ^ "Armed Forces Development Plan" (PDF) (në anglisht). Ministry of Defence of Bulgaria. 2010. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 qershor 2012. Marrë më 31 mars 2012.
    20. ^ Palowski, Jakub (6 tetor 2015). "Bulgaria Will Modernize Its Army. "Fighters, infantry fighting vehicles"" (në anglisht). Defence24. Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2022. Marrë më 21 korrik 2018.
    21. ^ "S-300 Surface-to-air Missile System" (PDF) (në anglisht). Aerospace Daily & Defense Report. 6 gusht 2015. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 gusht 2019. Marrë më 21 korrik 2018.
    22. ^ Roblin, Sebastien (12 shtator 2016). "SS-21 Scarab: Russia's Forgotten (But Deadly) Ballistic Missile". The National Interest (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2022. Marrë më 21 korrik 2018.
    23. ^ "Ракети, радари, бронирани машини. Как България се разбърза да превъоръжи армията заради агресията на Русия". Свободна Европа (në bullgarisht). 12 shtator 2023. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2023. Marrë më 24 shtator 2023.
    24. ^ a b Library of Congress 2006, f. 14.
    25. ^ "Bulgaria: 2011 Telecommunication Market and Regulatory Developments" (PDF) (në anglisht). European Commission. 2011. fq. 2. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 9 tetor 2022. Marrë më 19 mars 2013.
    26. ^ "Bulgaria Opens Tender for Fourth Mobile Operator" (në anglisht). Novinite. 3 tetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2019. Marrë më 20 dhjetor 2011.
    27. ^ "Individuals regularly using the Internet (Every day or at least once a week)" (në anglisht). National Statistical Institute of Bulgaria. 27 shkurt 2021. Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2021. Marrë më 27 shkurt 2021.
    28. ^ "Households with Internet access at home" (në anglisht). National Statistical Institute of Bulgaria. 27 shkurt 2021. Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2020. Marrë më 27 shkurt 2021.
    29. ^ "Energy Hub" (në anglisht). Oxford Business Group. 13 tetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 28 korrik 2018. Marrë më 28 korrik 2018.
    30. ^ NSI Brochure 2018, f. 47.
    31. ^ Krasimirov, Angel (7 qershor 2018). "Bulgaria must work to restart Belene nuclear project: parliament". Reuters (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2018. Marrë më 24 tetor 2018.
    32. ^ "Bulgaria – Power Generation" (në anglisht). International Trade Administration. Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2018. Marrë më 15 qershor 2018.
    33. ^ "Country comparison: Total road length". The World Factbook (në anglisht). Central Intelligence Agency. Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2017. Marrë më 15 qershor 2018.
    34. ^ "Trains in Bulgaria" (në anglisht). EuRail. Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2022. Marrë më 28 korrik 2018.
    35. ^ a b National Statistical Institute (2022). "Population by Ethnic Group, Statistical Regions, Districts and Municipalities as of 07/09/2021" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 shkurt 2023. Marrë më 6 shtator 2023.
    36. ^ a b c National Statistical Institute (24 nëntor 2022). "Ethno-Cultural Characteristics of the Bulgarian Population as at 7 September 2021" (PDF) (në bullgarisht). Arkivuar (PDF) nga origjinali më 24 nëntor 2022. Marrë më 25 nëntor 2022.
    37. ^ "Population and demographic processes in 2022" (PDF) (në anglisht). Arkivuar (PDF) nga origjinali më 28 prill 2023. Marrë më 18 maj 2023.
    38. ^ NSI Census data 2011, f. 3.
    39. ^ NSI Census data 2017.
    40. ^ "Bulgarians unfazed by anti-Roma hate speech from deputy prime minister". Deutsche Welle (në anglisht). 31 tetor 2017. Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2019. Marrë më 2 nëntor 2019.
    41. ^ "Field listing: Ethnic Groups". The World Factbook (në anglisht). Central Intelligence Agency. Arkivuar nga origjinali më 21 nëntor 2020. Marrë më 15 dhjetor 2019.
    42. ^ "Population density (people per sq. km of land area)" (në anglisht). The World Bank. 2018. Arkivuar nga origjinali më 12 shtator 2018. Marrë më 12 shtator 2018.
    43. ^ Hope, Kerin (11 janar 2018). "Bulgaria battles to stop its brain drain". The Financial Times (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 10 dhjetor 2022. Marrë më 7 shtator 2018. But a sharp decline in the quality of state healthcare and high poverty rates—42% of the population are at risk of poverty in old age, according to Eurostat—gives Bulgaria the second-lowest life expectancy in the EU after Lithuania.
    44. ^ Georgieva, Lidia; Salchev, Petko (2007). "Bulgaria Health system review" (PDF). Health Systems in Transition (në anglisht). 9 (1): xvi, 12. ISSN 1817-6127. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 9 tetor 2022.
    45. ^ Guineva, Maria (7 janar 2013). "The Bulgaria 2012 Review: Health and Healthcare" (në anglisht). Novinite. Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2013. Marrë më 21 shkurt 2013.
    46. ^ Miller, Lee J (19 shtator 2018). "These Are the Economies With the Most (and Least) Efficient Health Care". Bloomberg.com (në anglisht). Bloomberg. Arkivuar nga origjinali më 24 prill 2022. Marrë më 21 shtator 2018.
    47. ^ a b "Education in Bulgaria" (PDF) (në anglisht). UNICEF. 2007. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2016. Marrë më 23 mars 2013.
    48. ^ a b Library of Congress 2006, f. 6.
    49. ^ Dimitrov, Deyan (3 dhjetor 2019). "PISA 2018: Българските ученици покоряват ново дъно" [PISA 2018: Bulgarian pupils reach new lows] (në bullgarisht). Kapital Daily. Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2019. Marrë më 15 dhjetor 2019.
    50. ^ "Field Listing: Literacy". The World Factbook (në anglisht). Central Intelligence Agency. Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2020. Marrë më 15 dhjetor 2019.
    51. ^ "Structure of the Education System in Bulgaria" (në anglisht). Ministry of Education, Youth and Science of Bulgaria. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2012. Marrë më 4 dhjetor 2011.
    52. ^ "Bulgaria: University Ranking". Times Higher Education (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 6 shtator 2017. Marrë më 28 korrik 2018.
    53. ^ "Study in Bulgaria". Times Higher Education (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 maj 2018. Marrë më 20 maj 2018.
    54. ^ Μαϊκίδης, Απόστολος (1972). Μανδρίτσα. Η κωμόπολις που έσβησε (në greqishtja). Θεσσαλονίκη: Σημειώσεις — Αναμνήσεις — Παράδοσις

    Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

     Commons: Bullgaria – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale