Epirotët
Appearance
Epirotë janë quajtur banorët që jetonin në perëndim të vargmaleve të Pindit të cilët në jug kufizoheshin me gjirin e Abrakisë (Artës së sotme) dhe në veri kufizoheshin me grykëderdhjen e lumit Vjosa.
Këta banorë nga grekët e lashtë quheshin “barbarë” që do të thotë jo helenikë (jo grekë) dhe për këtë arsye mbreti i Epirit Pirroja nuk u lejua të merrte pjesë në lojrat olimpike sepse ishte “barbar”. Historianë dhe studiues të shumtë kanë vërtetuar se këta popuj që jetonin në Epir ishin popuj që i përkisnin fiseve ilire, ata flisnin gjuhën ilire dhe më vonë ate shqipe, shumë element të tjera të kulturës së tyre kishtin një lidhje të pandarë me kulturën ilire.