Svoboda | Graniru | BBC Russia | Golosameriki | Facebook
Jump to content

Flamuri i Bullgarisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Flamuri zyrtar i Bullgarisë.

Flamuri i Bullgarisë (bullgarisht: знаме на България, romanizuar: zname na Bǎlgariya) përbëhet nga tre shirita me ngjyrat (nga lartë) bardhë, gjelbërt dhe kuqe. Flamuri u miratua për herë të parë pas Luftës Ruso-Turke të 1877-1878, kur Bullgaria fitoi pavarësinë de facto. Flamuri kombëtar ka pasur herë pas here si suplement stemën shtetërore, sidomos në kohën e komunizmit. Flamuri aktual u rivendos me Kushtetutën e Bullgarisë të vitit 1991 dhe u konfirmua në një ligj të vitit 1998.

Sipas ligjit për vulën shtetërore dhe flamurin kombëtar të Republikës së Bullgarisë, i shpallur më 24 prill 1998:

Art. 15. (1) Flamuri kombëtar i Republikës së Bullgarisë është simbol kombëtar i cili shpreh pavarësinë dhe sovranitetin e shtetit bullgar.

(2) Flamuri kombëtar i Republikës së Bullgarisë është trengjyrësh: fusha të bardha, të gjelbër dhe të kuqe, të vendosura horizontalisht nga lart poshtë. Me fiksimin e flamurit kombëtar në një pozicion vertikal të trupit mbajtës, ngjyrat do të renditen nga e majta në të djathtë - e bardha, e gjelbër, e kuqe.

(3) Flamuri kombëtar është në formë drejtkëndëshe. Fushat e ngjyrave të veçanta do të jenë të barabarta në madhësi dhe do të vendosen përgjatë horizontales së drejtkëndëshit.[1]

  1. ^ "Law for the State Seal and National Flag of the Republic of Bulgaria" (në anglisht). National Assembly of the Republic. Marrë më 2007-09-15.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]