1. Sherif Halimi, Staneci (i vrar në IsëUkaj) me 98 tjerë,1944 •
Për fat të keq, dëshmitarë që kanë parë këtë ngjarje nuk ka, sepse ajo ka ndodhur në vitin 1916-1917.
Të vrarë në fshatin Gruhali:Rashit Saqipi u vra më 25 nëntor 1944 në vendi Gruhali, Fshati Buhiç.
Të likuiduar: Fazli Rama u vra në nëntor 1944 në vendin te Urat, mosha 60-vjeç. Varri nuk i dihet.
Të rënë në fronit e Sremit: Etem Emini, 19-vjeç (12 prill 1945. Varri nuk i dihet).
Të plagosur: Haqif Halimi, 36-vjeç (16 tetor 1944, Bujanoc),
Ragip Halimi, 31-vjeç(11 qershor 1944, në vendin Hodonovc).
Të burgosur: Raqip Halimi (u gjykua në Prishtinë, në vitin 1947 dhe u dënua me 20 vjet burg, por i mbajti 5 vjet në Sremska Mitrovicë.
Vdiq më 1988 në Kumanovë.
Sipas kujtesës së Rufat Halimit, i lindur më 6 gusht 1929 në fshatin Buhiç, prej vitit 1956 jeton në Kumanovë, i cili rrëfen për likuidimet, vrasjet dhe plagosjet e popullatës shqiptare në Buhiç).
1. Ibish Qerimi (nëntor 1944 në Pçinjë. varri nuk i dihet. sipas kujtesës së qerim qerimit, i lindur më 24 gusht 1928,
Në fshatin Bugarinë, tani jeton në fshatin çerkez të kumanovës, që nga viti 1965.
Në frontin e sremit kanë rënë: Aziz Ismaili, 30-vjeç (prill 1945, në shid).
Në fshatin Muhaxhirë-(Kokaj) janë vrarë:
1.Daut Xh.Rrahmani kokaj (u vra në afërsi të hekurudhës, në vijën frontale, më 28 gusht 1944. sipas kujtesës së mihrije Rahim rrahmanit, e lindur më 10 shkurt 1922, në fshatin Strezovc, jeton në çerkez që nga viti 1965, e cila rrëfen për sjellje barbare të regjimit pushtues).
2.Shaban Haliti (u vra më 25 nëntor 1944, afër fshatit Maxhere, në moshën 53-vjeçe).
Në fshatin Bukoc është likuiduar Haki Emini (sipas kujtesës së nënës Sadije Emini, e lindur më 22 prill 1910,
Në fshatin Nasalcë, jeton në Çerkez nga viti 1963, e cila rrëfen për regjimet që ushtruan presion ndaj popullatës shqiptare).
Në Shushajë të poshtme janë likuiduar: Mustafë Agushi (nëntor 1944, në rrugën Kumanovë – Vrajë, në moshën 24 vjeç. Thuhet se atë e masakroi Kira i Shkupit. Varri nuk i dihet. Sipas kujtesës së Naxhije Maliqit, e lindur më 1923 në fshatin Shushajë e Poshtme, rrethi i Preshevës, prej vitit 1977 jeton në Kumanovë, e cila rrëfen për vrasjet dhe burgosjet e fshatarëve të Shushajës.
Elmi Nevzad Osmani, i lindur më 15 shtator 1915 në fshatin Shushajë e Poshtme, rrëfen për regjimin sllavo-ortodoks dhe presionin e tij për çrrënjosjen e elementit shqiptar në këto troje).
Të likuiduar në fshatin Norçë 1.Destan Jashar Agushi, i njohur me emrin Destan Norça, 49-vjeç, i lindur më 1898 (u masakrua në fshatin Mateç. Destanin e gdhendën si gdhendet druri, ia nxorën sytë dhe ia prenë gjymtyrët. Atë e masakruan Gjerasim Stankoviqi, farkëtar i njohur me emrin Dajço, Sllavko Dimitrijeviq dhe vëllai i tij, Stanimir Dimitrijeviq, të tre piroqanë, që si kolonistë jetonin në fshatin Mateç të Kumanovës.
Destanin e likuiduan më 22 nëntor 1947, në vendin e quajtur te Prroni i Varreve, nja 700 metra larg fshatit Mateç, mu te Dardha e Shaqirit, në rrugën që shpie nga Mateçi për në Llopat.
2. Hafëz Nuredini i lindur më 1905 u masakrua më 7 dhjetor 1944 te kafeneja e Tozës në Preshevë.
3. Faik Selimi u likuidua në nëntor1944, në Surdulicë, në moshën 30-vjeçe.
4. Halil Esatin e likuiduan më 1945, jashtë Preshevës, në moshën 22-vjeçe. Varri nuk i dihet.
Të vrarë: 1. Xhavit Nuredini, 32-vjeç(22 nëntor 1944, në stacionin hekurudhor të Preshevës.
Hafëzi dhe Xhaviti ishin vëllezër. 2. Ali Etemi, 47-vjeç(22 nëntor 1944, mbi Gere).
3. Mustafë Saqipi, 45-vjeç( 22 nëntor 1944, në stacionin hekurudhor të Preshevës).
4. Ejup Emini, 41-vjeç(3 shtator 1944, e mbytën me dru në shtëpinë e vet.
5. Riza Miftari, 21-vjeç(12 prill 1944, në Frontin e Sremit).
Të plagosur: 1.Muharrem Sabedini, 50-vjeç(12 shator 1944, në stacionin hekurudhor të Preshevës).
2. Halim Qazimi, 38-vjeç (4 shator 1944, te Guri i Zi) 3. Vesel Hasani, 36-vjeç (6 nëntor 1944, te Guri i Zi).
Të burgosur: 1. Xhavit Saqipi,30-vjeç, i dënuarme 15 vjet burgim në vitin.
E keqtrajtuan fizikisht në mënyrë brutale dhe e likuiduan në Nish, duke fajësuar kinse kishte vrarë një partizan.
(Sipas kujtesës së Gani Nuredinit, i lindur më 22 shator 1928, në fshatin Norçë të Preshevës, i cili rrëfen për masakrimin e babait të tij, Hafëz Nuredini, në kafenenë e Tozës).
Të likuiduar në fshati Ilincë: 1. Selim Demi Selimi (1 maj 1945, në Vinkovc, në moshën 23 vjeçare. Varri nuk i dihet).
2. Ejup Rexhepi–Selimi, 25-vjeç(16 nëntor 1944, në Preshevë, te kafeneja e Tozës. Varri nuk i dihet).
Të vrarë: 1. Adem Ademi, 40-vjeç(25 nëntor 1945, në Ilincë).
2. Rushit Hajrizi, 42-vjeç(25 nëntor 1945, në Ilincë).
3.Hajdin Salihu, 50-vjeç (22 shtator 1944, në Leran)
4. Ramë Dalipi, 55-vjeç (22 shtator 1944, në Leran).
5. Belul Ferati, 51-vjeç(22 shtator 1944, në stacionin hekurudhor të Preshevës. E vranë me bombë pjesëtarë e PSKÇK-së).
6. Hajredin Emini, 60-vjeç (nëntor 1947, në fshatin Ilincë e mbytën me dru në shtëpinë e vet).
7. Rexhep Zymberi, 33-vjeç (22 nëntor 1944, në fshatin Sllubicë).
8. Bajram Bislimi, 21-vjeç (22 nëntor 1944, në fshatin Caravajkë).
Të plagosur: Maliq Maliqi, 40-vjeç (tetor 1944, në fshatin Vërban).
Të burgosur: Më 25 nëntor të vitit 1944 i morën gati të gjithë fshatarët e Ilincës dhe i futën në xhami, ku i mbajtën pesë ditë. Pastaj i dërguan në stacionin hekurudhor të Preshevës (në barakë), ku i mbajtën 60 ditë dhe ku u ra tifoja. Të tjerët i dërguan në Vrajë. Prej kësaj sëmundje të rëndë, në barakën e stacionit hekurudhor të Preshevës, Tasjan vdiqën:
1. Xhafer Ademi, 16-vjeç
2. Hetë Azem Ademi, 16-vjeç
3. Sherif Ademi, 65-vjeç dhe
4. Ismajl Zymberi, 45- vjeç. (Në barakë qëndruan të burgosur 60 ditë këta persona:
1. Zair Selimi, 53-vjeç,
2. Zeqir Selimi, 48-vjeç,
3. Qail Selimi, 22-vjeç (Zairi dhe Zeqiri ishin vëllezër, kurse Qaili ishte kushëri i tyre),
4. Isuf Dalipi (hoxhë) i njohur me emrin Cufë, 55-vjeç,
5. Hajrush Ademi, 56-vjeç,
6. Selman Beluli, 52-vjeç,
7. Fuat Beluli, 49-vjeç (Selmani dhe Fuati ishin vëllezër),
7. Jakup Zhunica, 59-vjeç, nga Zhunica (e vranë në Tabanoc),
8. Vebi Derri, 50-vjeç, nga Presheva (e vranë në Tabanoc),
9. Haki Derri, 37-vjeç (nga Presheva, kushëri i Vebi Derrit),
10. Adem Kamberi, 60-vjeç (nga Miratoca, jeton në Preshevë),
11. Qemajl Presheva, 20-vjeç, nga Presheva dhe
12. Qail Corrotica, 36-vjeç nga Corrotica. (Të gjithë këta persona, që u dërguan në burgun e Vranjës, UDB-ja i likuidoi dhe asnjërit nuk i dihet varri. Këtë e vërteton edhe Shaban Arifi, i cili shpëtoi rastësisht). Ata që i shpëtuan plumbit:
Në fshatin Bllacë, Kaçanik, 128 shqiptarë u qëlluan nga brigada partizane maqedonase e njohur si gjakderdhëse.
Një tjetër 128 shqiptarë u gjetën në një varr masiv dhe disa të tjerë, të cilët kishin prerë fytin e tyre. Më 15 nëntor u zbuluan 109 viktima dhe të nesërmen, një tjetër 8. Më 25 korrik 1942, kreu i fshatit Gjilan, raportoi se të mbijetuarit erdhën pa rroba, strehim dhe flinin në fusha të hapura. Kur forcat bullgare pushtuan rajonin, shqiptarët morën armë dhe ndodhën beteja të ndryshme. Më 15 shtator 1943, komandanti serb Jagod dhe forcat e tij çetnike ranë bomba në natën e Ramazanit në xhaminë e Preshevës, duke vrarë katër dhe duke plagosur 28 vetë. Ata gjithashtu masakruan civilë në Iseuka, Gosponica dhe Sopot. Në fshatin Koka, Ymer Saqapi u plagos në drejtim të fshatit Kokaj, ku vdiq dhe u varros në varrezat. Disa shqiptarë vdiqën nga plagët, mes tyre Ahmet Haziringa Llovca, Rifat Lipovica më 14 dhjetor 1944
(Sipas kujtesës së haxhi Sejdi Selimit, i lindur më 25 mars 1920, në Ilincë, jeton në Kumanovë që nga viti 1956). Rifat Qazim- Ismajli i bashkohet Batalionit kosovar të Rinisë pas shpërbërjes së rezistencës së armatosur në Frontin lindor të Kosovës juglindore. Rifati ishte djali i tretë i Qazimit Ismajlit - Kokajve(kaçak i njohur), i lindur më 1926, në fshatin Kokaj. Ai, gjatë pushtimit italian (në ditët e Shqipërisë 1941-1943), kishte ikur nga fshati prej zullumit të pushtuesve bullgarë. Rifati, me formimin e Batalionit të Rinisë Kosovare, sikur shumë atdhetarë të tjerë antifashistë, edhe ai iu bashkua radhëve vullnetare. Edhe Rifati pati fatin e këtij bataloni,shumica prej të cilëve mbetën të vrarë nga forcat çenikepartizane serbe. Ai u vra më nëntor 1944, me 6 pjesëtarë tjerë të Batalionit kosovar të rinisë, në moshën 27-vjeçe. Vrasja e tyre do të iritonte luftëtarët e këtij batalioni, që përfundoi me shpartallimin e tij të plotë dhe bashkëngjitjen me Shaban Polluzhen. Varri nuk i dihet varret e Gjilanasve.. Rrustem D. Rrustemi, i lindur në Kokaj, njëri nga djemtë e Dalipit, që shquhet për fanmije bujare, mikpritëse, atdhetare, arsimdashës të kokajt, … arratiset pasiqë shtëpia e Dalipve, ishte përplot me të plagosur. Në mes tyre edhe Ymeri, i cili vdiç nga plagët, pasi që pushtohet fshati i tij nga forcat formacionet të Brigadës XVI maqedonase, arratist për t'iu bashkuar më pastaj forcave shqiptare të tërhequra nga Karadaku lindor. Mirëpo fati i tij ishte tragjik.
Më 28 nëntor 1944, kur në fshatin Gosponicë kishin hyrë forcat e mobilizuara serbe të Brigadës III të Preshevës, Rrustemin e vranë këto banda kriminale së bashku me 33 banorë të Gosponicës dhe Bukurocës, ku pati edhe viktima nga popullata e pafajshme e këtyre lokaliteteve, nga bandat serbo-bullgare, në nëntor 1944. Varroset me 33 veta në varrezën masive në Gosponicë të Preshevës.
Të vrarë: Mustafë Arifi, 35-vjeç, u vra në nëntor të vitit 1944, në fshatin Bërçec, ku e ka edhe varrin. Pjesëtarët e PSKÇK-së e morën prej mali, ku priste dru te vendi Kastron dhe e vranë. Të plagosur:
1. Bajram Xhemail Ajdini, i lindur më 1913, u plagos në nëntor të vitit 1944, në stacionin hekurudhor të Preshevës
2. Nuredin Xhemail Ajdini, hoxhë, imam i fshatit, i lindur më 1902, u plagos në nëntor të vitit 1944, në Uglar dhe me këtë rast këmba e djathë iu thye copa–copa. Nuredini, atëherë 42-vjeç dhe Bajrami janë vëllezër.
Të burgosur:1. Nuredin Xhemail Ajdini, 58- vjeç, u burgos në nëntor të vitit 1960 dhe u dënua me tre vjet burg në Vrajë. I mbajti 6 muaj në Vranjë. (Sipas kujtesës së haxhi Abudulla Ajdinit, i lindur më 31 janar 1918,
Në fshatin Maxhere, tani jeton në Çerkez, rrethi i Kumanovës, Nuredinit UDB-ja i thoshte se ditën flinte, kurse natën punonte për shqiptarët dhe se e urrente me gjithë shpirt regjimin sllavokomunist. Këtë e vërteton edhe djali i Mulla Nuredinit, Sadri Ajdini nga fshati Maxhere, i cili jeton në Çerkez.)[i].
Dr. Muhamet Pirraku: Monografia “Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore”, 1995'*Lufta II Botërore si dhe -dëshmitarë dhe pjesëmarrës të gjallë të atyre ngjarjeve.Selmani Mr. Aliriza: “Gjilani me rrethinë “ * [59] Ngjarjet paraprake- përshkruar gjendjen e parafillimit të luftimeve për mbrojtjen e Preshevës dhe kufijve etnikë. * në lindje të vendit, si Depcë, Caravajkë, Sefer, Stanec, Elezbali, Kruhali, Buhiq, Ilicë, Ranatoc-Muhaxhirët e Kokajve, Maxhere ishin nisur kaherë të parapërgatiten për aneksim me anë të vrasjeve të hapura dhe misterioze, përmes likuidimeve, arrestimeve, dëbimeve, maltretimeve, varfërisë, mbjelljes së frikës, dhe tmeri mbi territoret filloi menjëherë pas luftës serbo- turke (1876-1878) në territorin e Karadakut, ku vendoset një numër i shqiptarëve (muhaxhirëve) të ikur nga trevat e Vrajës dhe Toplicës.Referenca refuzoi kërkesën bullgare për të marrë territore shqiptare!
Shënim: Për sa u tha më sipër, mund të vihet në përfundim se brigadat partizane të UNÇJ-së, grupet çetnike dhe organet e OZN-ës (Departamenti i Mbrojtjes Popullore), në përputhje me politikën shtetërore serbo-sllave, realizuan akte gjenocidi ndaj shqiptarëve të Anamoravës, për shkak të qëndresës heroike që ata treguan kundër tyre, nga qershori deri në dhjetor të vitit 1944.Prandaj, edhe masave represive masivovike nuk kursyen meshkujt, pleqë dhe femrat shqiptare të të gjitha moshave dhe profileve jetësore.
Në këtë kontekst, mbështetur në të dhënat e mësipërme,mund të thuhet se Anamorava zë një vend të pamohueshëm në historinë e popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke treguar aspiratat e popullit shqiptar të kësaj treve për të mbrojtur kufijtë etnikë dhe për të ruajtur integritetin dhe funksionimin e Shqipërisë, të shtrirë në të gjitha viset e saj
^NijaZi, Ramadani (2020). Shtegtim në histori – I / Nijazi Ramadani . – Gjilan : Rrjedha, 2020.–libra ; 21 cm. [Libri] I. – (Gjilani në rezistencën kombëtare në juglindje të Kosovës 1941-1951) : (studim dokumentar monografik) – 295 f.ISBN 978-9951-453-24-0. Gjilan: 2020. fq. 277–281. ISBN978-9951-453-24-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)