Svoboda | Graniru | BBC Russia | Golosameriki | Facebook
Më Shumë
Kuriozitete më shumë
Më Shumë
Dështime :) më shumë
Më Shumë

Çka deshe nga Babadimri

Pas euforisë së Vitit të Ri, një prostitutë e pyet tjetrën:

Çka ke kërkuar nga Babadimri?
50 euro, njësoj si nga të gjithë të tjerët...

Punësimi në muze

Nuk kalojnë as dy ditë pas punësimit në një muze dhe shefat menjëherë e thirrin në zyrë punëtorin e ri.

Nuk je duke punuar mirë! – i thonë.
Çka po doni më shumë, nuk ka dy ditë që jam punësuar, e tashmë i kam shitur dy piktura të Van Goghut..

Dashuria e burrit

Veterineri: Gruaja juaj është këtu me macen dhe kërkon t’i bëj eutanazion (shkaktim i vdekjes në mënyrë mjekësore). Pajtoheni ju me këtë?
Burri: Po, patjetër. Kurse macen lëshojeni se di të shkojë vet në shtëpi.

Ëndrra

Pash ëndërr sikur isha në Kinë dhe hyra në një dyqan.
I thash shitësit:“汉字漢字”
Ai mu përgjigj: Çka je duke thënë?
Dhe me doli gjumi.

Provimi

Babai: Bir, a i ke ditur pyetjet në provim?

Djali: Po, babi!

Babai: E pse ke rënë nga provimi, biri im i dashur?

Djali: Nuk i dija përgjigjet, babi...

Profesioni i burrit

- Çfarë është burri yt me profesion?
- Është agronom i nivelit muzikor?
- Si ashtu?
- Thjesht, i ruan dhentë dhe i bie fyellit.

Nipi te gjyshja

Nipi: Gjyshe si je? Erdha të të vizitoj, të shoh si je...
Gjyshja: Lëri këto, sa para të duhen?

Më mirë hesht

Nëna e lëvdon vajzën para burrit potencial.
- Ajo përgatit ushqimin për mrekulli. Është magjike në kuzhinë. Zemër a e pastrove sallatën?
- Jo, ende. Nuk kishte detergjent...

Rrëfimi

Iu rrëfeva gruas se e takoj psikiatrin. Pastaj edhe ajo ma tregoi të vërtetën. Më rrëfeu se takon dy psikiatra, fqinjin nga kati i pestë dhe atë që banon përdhesë dhe një biznesmen. Jam i lumtur që tash mes nesh nuk ka fshehtësi!

Libri

Burri: Ku ma ke lënë librin “Si të jetosh 100 vite”?

Gruaja: E dogja, sepse filloi ta lexonte nëna jote...

Gjithçka e barabartë

Burri kthehet i dehur në shtëpi, gruaja nuk ia hap derën.
- Kam lule për gruan më të bukur në botë – thotë ai.
Gruaja e hap derën.
- Ku janë lulet?
- E ku është gruaja më e bukur në botë?

Ana pozitive e pijes

- Sa i ëmbël je kur je i dehur.
- Edhe ti je e ëmbël kur jam i dehur!

Ndikimi

- A e di që djali im i madh është kopja ime?
- Po kjo ndodh për shkak të ndikimit të gjeneve.
- Vërtet? E pse djali im i vogël ngjan me fqinjin?
- Ajo ndodh për shkak të ndikimit të rrethit.

Dëshirat e grave

Dy pacientë të shtrirë në spital flasin me njëri-tjetrin:
- Çfarë të gjeti ty?
- Nuk i bleva gruas veturë. E ty?
- Unë gruas time i bleva veturë...

Nuk e di

Një bionde ec rrugës dhe e pyet një kalimtar:
- Më falni, çfarë do të thotë “I don’t know”?
- Nuk e di... – përgjigjet kalimtari.
- O Zot, askush nuk e di...

Si e gjen shtëpinë

Një i dehur e pyet policin:

Numëroji sa gunga i kam në kokë?
Dy – i përgjigjet polici.
Në rregull, do të thotë deri në shtëpi i kam edhe tri shtylla...

Përse martohen gratë?

Përse martohen gratë?

Për mungesë përvoje!

Përse ndahen?

Për mungesë durimi!

Përse martohen prapë?

Për mungesë kujtese!

Refuzimi

Ofertës së një mashkulli për seks, një bionde i përgjigjet në këtë mënyrë:

Jo, jo dhe jo! Nuk jam unë vajzë e tillë, toka është e lagësht, ndërsa mami ma ka ndaluar! Veç tjerash, 100 euro janë pak!

Studenti dhe peshku i artë

Një student e zë një peshk të artë.

Më lësho dhe do ta plotësoj një dëshirë – thotë peshku.
Si një? A nuk janë tri? – pyet me habi studenti.
Eee, tash është me sistemin e Bolonjës...

Thyerja e duarve

Rregulli i parë: Asnjëherë mos i thyej duart me një mashkull që nuk ka të dashur për gjashtë muaj!