Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar të hënën flamurin shtetëror, ekipit olimpik të Kosovës, që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Parisi 2024. Të pranishëm në ceremoni ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zyrtarë tjerë shtetërorë dhe ambasadorë të Perëndimit.