Svoboda | Graniru | BBC Russia | Golosameriki | Facebook

Lidhje

11 të vrarë dhe 6 të plagosur në një sulm me armë zjarri në Malin e Zi


11 persona humbën jetën dhe 6 të tjerë u plagosën të premten kur një person hapi zjarr ndaj kalimtarëve, përfshirë pjesëtarë të policisë lokale në qytetin Cetinë, 30 kilometra larg kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricë, konfirmoi Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.

11 të vrarë dhe 6 të plagosur në një qytet të Malit të Zi
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:08 0:00

“Mes të vrarëve është edhe autori i sulmit Vuk Boriloviq, 34 vjeç nga Cetina”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja ndodhi në lagjen Medovina, në qendër të Cetinës, pas një debati në një shtëpi, ku mendohet se gjithçka ka nisur si konflikt familjar.

Policia u përpoq ta vërë nën kontroll, Boriloviqin, i cili nuk pranoi të dorëzohej dhe qëlloi në drejtim të oficerëve policorë. Sipas të dhënave jozyrtare autori i sulmit nuk ka të kaluar kriminale.

Në vendngjarje ndodhet Prokurori i Lartë i Shtetit, shërbimet e emergjencës, policia dhe Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit.

XS
SM
MD
LG