Svoboda | Graniru | BBC Russia | Golosameriki | Facebook

Lidhje

Shqipëria ndihmon Kosovën të shmangë shkurtimet e furnizimit me energji elektrike


Ilustrim
Ilustrim

Ministria e Ekonomisë në Kosovë njoftoi të hënën pasdite se “falë bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjetike të Shqipërisë (KESH) është arritur që të shmangen reduktimet që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike”.

Njoftimi u bë disa orë pasi hyri në fuqi regjimi i furnizimit sipas të cilit qytetarët do të kenë gjashtë orë drita të pasuara nga dy orë pa to. Kompania për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), tha se nga e hëna Kosova do të furnizohet vetëm nga prodhimi i brendshëm, “në pamundësi financiare për blerjen e energjisë nga jashtë, meqë çmimet në tregjet ndërkombëtare janë rritur shumë”.

Aktualisht termocentralet e Kosovës me qymyr linjit prodhojnë rreth 500 megavat energji elektrike ndërsa kërkesa arrin në rreth 800 syresh.

Në njoftimin e ministrisë së Ekonomisë thuhet se “institucionet do të vazhdojnë të bëjnë përpjekjet maksimale për të ruajtur furnizimin e rregullt me energji elektrike gjatë ditëve në vijim. Megjithatë, marrë parasysh situatën, luten të gjithë qytetarët dhe bizneset që të marrin masa kursimi dhe të jenë sa më të kujdesshëm në përdorimin e energjisë elektrike”.

Në njoftim thuhet mes tjerash se “bashkëpunimi me Shqipërinë do të pasohet nga të tjera masa në adresim të krizës energjetike dhe gjendjes së emergjencës ku ndodhemi”.

Ditë më parë autoritetet miratuan masa emergjente që përfshijnë edhe kursimin e energjisë elektrike, pjesa më e madhe e së cilës gjatë dimrit shpenzohet për ngrohje. Por, ekspertë të sistemit energjetik thonë se këto masa janë të dobishme por të pamjaftueshme për të përballuar situatën e krijuar.

Aktualisht në Kosovë rreth 95 për qind e energjisë prodhohet nga dy termocentrale të vjetra dhe vetëm rreth pesë për qind nga burimet e ripërtërishme si dielli, era apo uji.

XS
SM
MD
LG