Svoboda | Graniru | BBC Russia | Golosameriki | Facebook

Lidhje

Ukraina njofton për bombardime të rënda nga forcat ruse në Donbas


Ushtria ukrainase njoftoi të hënën për bombardime të ashpra nga forcat ruse në rajonin e Donbasit në lindje, si dhe në rajonet në jug të Ukrainës, përreth qyteteve Kherson dhe Mykolaiv.

Tensionet vazhdojnë të jenë të larta edhe përreth centralit bërthamor të Zaporizhias, ku të dyja palët fajësojnë njera tjetrën për të shtëna pranë centralit. Rusia e mori nën kontroll centralin bërthamor në muajin mars, në fillim të sulmit.

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike tha se ekziston rrezik real për një katastrofë bërthamore” nëse luftimet nuk pushojnë përreth centralit dhe inspektorët të lejohen brenda objektit”.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky gjatë fjalimit të përnatshëm drejtuar vendit u bëri thirrje rusëve të kundërshtojnë luftën e filluar nga Presidenti Vladimir Putin. Rusët që qëndrojnë në heshtje, po mbështesin luftën, tha ai.

Po ashtu Presidenti Zelensky i bëri thirrje Bashkimit Evropian të mos lëshojë visa për qytetarët rusë.

XS
SM
MD
LG