Svoboda | Graniru | BBC Russia | Golosameriki | Facebook

Lidhje

Raporti: Makina me pjesë të prodhuara me punë të detyruar në Kinë janë importuar në SHBA


FILE - Imported German-made BMWs are parked at the North East Auto Terminal, Oct. 23, 2008, in Jersey City, N.J. BMW and two other automakers have used parts from a Chinese supplier banned in the U.S. for forced labor, congressional investigators said.
FILE - Imported German-made BMWs are parked at the North East Auto Terminal, Oct. 23, 2008, in Jersey City, N.J. BMW and two other automakers have used parts from a Chinese supplier banned in the U.S. for forced labor, congressional investigators said.

BMW, Jaguar Land Rover dhe Volkswagen kanë përdorur pjesë nga një kompani furnizuese kineze që është e ndaluar në Shtetet e Bashkuara për shkak të përdorimit të punës së detyruar, sipas një hetimi të Kongresit.

Një raport i publikuar të hënën nga Komisioni i Senatit për Financat thotë se kompanitë e makinave prodhuan automjete duke përdorur pjesë të prodhuara me punë të detyruar nga komunitetet ujgure në rajonin e Xinjiangut në Kinën veriperëndimore.

Sipas Ligjit të Ndalimit të Punës së Detyrueshme nga Ujgurët të vitit 2021, importi i mallrave nga Xinjiangu në Shtetet e Bashkuara është i ndaluar nëse kompanitë nuk mund të provojnë se gjatë prodhimit nuk është përdorur puna e detyruar.

Pekini është akuzuar se ka vendosur mbi 1 milion myslimanë, përfshirë ujgurët, në objekte paraburgimi në Xinjiang. Zyrtarët kinezë i kanë mohuar akuzat.

"Është e qartë se masat për vetë-kontrollin e prodhuesve të makinave nuk po funksionojnë", tha Kryetari i Komisionit të Senatit për Financat, Ron Wyden, pas një hetimi dyvjeçar nga personeli demokrat i komisionit.

“Në një farë mënyre, personeli mbikëqyrës i Komisionit të Financave zbuloi atë që kompanitë shumë miliarda dollarëshe me sa duket nuk mundën: se BMW, Jaguar Land Rover dhe Volkswagen AG importonin makina të prodhuara me pjesë nga një furnizues i ndaluar, që shfrytëzon punën e detyruar ujgure”, tha ai përmes një deklarate.

Raporti i Kongresit thotë se furnizuesi i automjeteve me bazë në Kaliforni, Bourns Inc. kishte marrë komponentë nga Sichuan Jingweida Technology Group Co. (JWD), një kompani e ndaluar që nga viti 2023 për dyshimet se përdor punë të detyruar në fabrikat e saj.

Më pas kompania Bourns ia dha komponentët kompanisë Lear Corporation, një furnizues i drejtpërdrejtë i kompanive BMW dhe Jaguar Land Rover.

Raporti thotë se kompania Lear u dërgoi letra në janar prodhuesve të makinave BMW, Jaguar Land Rover dhe Volkswagen, duke i njoftuar ato për komponentët e ndaluar dhe tha se po punonte me furnizuesin e saj për t’i zëvendësuar ato.

Kompania Volkswagen konfirmoi në fillim të këtij viti se një dërgesë me automjete të saj që ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara përfshinte pjesë nga një furnizues i ndaluar.

Kompania BMW, pasi u mor në pyetje nga Komisioni i Senatit për Financat, tha se kishte përdorur pjesë të ndaluara nga kompania JWD në të paktën 8000 makina të saj Mini Cooper. BMW ka deklaruar gjithashtu se planifikon të ndalë importin e automjeteve që përdorin pjesë të prodhuara nga kompani të ndaluara nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas raportit të Kongresit, BMW ka përdorur pjesë të ndaluara deri në prill të vitit 2024.

Jaguar Land Rover tha se nuk kishte njohuri mbi marrëdhëniet e saj të biznesit me kompaninë JWD, sipas raportit. Kompania tha se ndërpreu dërgesat e pjesëve të ndaluara në momentin kur u informua për këtë çështje.

Disa të dhëna në këtë artikull u morën nga agjencitë e lajmeve Reuters dhe Agence France-Presse.

XS
SM
MD
LG