TV
18:00 - 18:30
Ditari- Presidenti Biden shënon 80-vjetorin e Zbarkimit të Aleatëve në Evropë
Në Shqipëri mbështetës të opozitës protestuan sot përpara parlamentit për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa tensionet nuk munguan dhe gjatë seancës. Intervistë me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku mbi rolin e opozitës në perballjen parlamentare ndaj qeverisë dhe qëndrimin ndaj nismës së shumicës socialiste kundër korrupsionit. Diplomatët perëndimorë kritikuan sot vendimin e qeverisë së Kosovës për shpronësimin e mbi 100 parcelave të tokës në komunat me shumicë serbe në veri.