Propozimi i këtij projektligji vjen në një kohë kur tensionet në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë janë shtuar.
Përfaqësues të disa organizatave pohuan sot se komunitetet e banorëve dhe ekspertë të pavarur nuk pyeten as dëgjohen nga institucionet për nisma ligjore me ndikim të madh për jetën e tyre.
Rinovohet marrëveshja me qeverinë shqiptare deri në vitin 2030. Ministri Mete: Dëshmi e ndihmës së vazhdueshme nga SHBA
Kjo është vrasja e dytë e grave në më pak se pesë ditë në Kosovë.
Me 131 vota pro, 29 kundër dhe 11 të paanshme, miratimi i raportit tashmë i hap rrugën vendimit përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës, që duhet të merret në muajin maj në Këshillin e Ministrave të 46 vendeve anëtare të organizatës
Bien prurjet e migrantëve të parregullt edhe në Shqipëri, por rritet kontrabandimi.
Zgjedhjet për Parlamentin Europian pritet të mbahen në Greqi më 9 qershor dhe në listën e kandidatëve të Partisë “Demokracia e re” të kryeministrit ë Kyriakos Mitsotakis është edhe Piro Dhima.
Drejtori ekzekutiv i lëvizjes “Qëndresa Qytetare” në Shqipëri thotë se vendimet e pushtetit qëndror dhe vendor diktohen nga interesa politike dhe ekonomike, në dëm të qytetarëve.
Ish Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, tha të hënën se demokracitë janë më të forta dhe më të qëndrueshme kur gratë janë të përfshira, trajtohen si të barabarta dhe posaçërisht atëherë kur ato udhëheqin.
Pedagogë në fushën e drejtësisë dhe gjyqtarë të pyetur nga Zëri i Amerikës, shprehen skeptikë për zbatimin e saj.
Organizatat e shoqërisë civile thonë se frika nga stigmatizimi ka bërë që shumica e personave të përdhunuar gjatë luftës të heshtin. Edhe më tej nuk dihet numri i saktë i viktimave të përdhunimeve por besohet se ky numër është rreth 20 mijë.
Prokuroria e Posaçme tha se mbi ta rëndojnë akzuat e krijimit të organizatës kriminale dhe shpërdorimit të postit zyrtar
Ngarko më shumë