Partitë e koalicionit thonë se ripërsëritja e zgjedhjeve në disa zona është pjesë e një skenari për të dëmtuar BDI-në dhe Frontin Evropian.
Kraja është e vetmja zonë e banuar nga shqiptarët në Mal të Zi, e cila nuk ka një pikëkalim kufitar me Shqipërinë, megjithëse një gjë e tillë është premtuar prej shumë vitesh nga autoritetet shtetërore si të Shqipërisë, ashtu edhe Malit të Zi.
Nga 50 urdhëra arresti, ekzekutohen vetëm 20 prej tyre, 6 prej të cilave në 3 vende europiane. Një pjesë e personave prej kohësh jashtë vendit. Në kërkim ish deputeti socialist Arben Ndoka si dhe 4 punonjës dhe ish punonjës policie
Moshedhja e hapave për themelimin e Asociacionit e la Kosovën jashtë agjendës në takimin e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës të premten, ndonëse afrimi me këtë organizatë ishte parë si një hap i rëndësishëm për Kosovën e cila është e fundit në rajon në proceset integruese.
Projektrezoluta pritet të hidhet për diskutim dhe miratim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së me 23 maj.
Prokurori i përgjithshëm, Olsian Çela, premtoi sot një kujdes të shtuar ndaj gazetarëve, në një tryezë të përbashkët mbi forcimin e sigurisë së shtypit.
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të ministrave jep shpjegime për procedurat e ndjekura nga Qeveria
Kryesuesja e Këshillit të Ministrave tha se diskutimet rreth anëtarësimit të Kosovës, do të vazhdojnë. Një pjesë e vendeve anëtare ritheksoi kushtëzimin me asociacionin.
I dërguari i deritashëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se do të duhej të ishte ngulur këmbë më shumë për themelimin e asociacionit sesa për afrimin e Kosovës dhe Serbisë, që shfaqën mungesë vullneti politik.
Presidenti francez Macron, kancelari gjerman Scholz dhe kryeministrja italiane Meloni, një ditë më parë i kishin shkruar kryeministrit të Kosovës duke refuzuar propozimin për projekt statut të ri të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në këtë takim dy ditor merr pjesë edhe Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, angazhimi i të cilit u përqëndrua në integrimin ekonomik rajonal.
Sipas Frontex-it edhe kalimet e parregullta kufitare në Bashkimin Evropian në të gjitha rrugëkalimet e tjera në katër muajt e parë të 2024 ranë me gati një të katërtën.
Ngarko më shumë