Svoboda | Graniru | BBC Russia | Golosameriki | Facebook

Lidhje

Shqipëri, mesazhi tradicional i Krishtlindjes


Në prag të festës së Krishlindjes, Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra, përcolli sot mesazhin tradicional të urimit për të gjithë besimtarët. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, imzot Masafra tha se, vetëm dashuria mund të ndryshojë fatin e botës, të mësuar me luftëra dhe vuajtje.

Shqipëri, mesazhi tradicional i Krishtlindjes
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:51 0:00

Në prag të meshës tradicionale të Krishtlindjes, që do të mbahet mesnatën e të dielës, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra, përcolli mesazhin e përvitshëm të urimit për të gjithë besimtarët katolikë. Imzot Massafra uroi që kjo Krishtlindje të jetohet nga të gjithë duke zbukuruar zemrat me përvuajtërinë e atyre që e dinë të mirëpresin një mik të rëndësishëm.

“T’i përgatisim një botë më njerëzore - të cilën Ai e do aq shumë - duke ndihmuar jo vetëm ata që kanë nevojë, por vetë shoqërinë në të cilën jetojmë, duke mos rënë nën tundimin për t’u arratisur, por duke iu hapur bujarisht angazhimit qytetar”.



Krishtlindjet e këtij viti mbahen në një kohë të trazuar për njerëzimin, pasi lufta vazhdon në Ukrainë dhe Gaza dhe ku çdo ditë ka viktima të pafajshme, ndërsa në Shqipëri ka ende njerëz që vuajnë nga varfëria, dhe kushtet e jetesës janë më të vështira.

“Vetëm dashuria mund t’ia ndryshojë fatin kësaj bote, tashmë , për fat të keq, të mësuar me luftëra dhe kaq shumë vuajtje. Urimi im më i sinqertë mbërriftë tek të gjithë, veçanërisht tek të varfërit, të sëmurët, të burgosurit, tek ata që nuk shpresojnë më në një të ardhme më të mirë. Lindja e Krishtit qoftë ngushëllim dhe paqe për të gjithë, paqe në Ukrainë dhe në Tokën e Shenjtë”.

Në përfundim të mesazhit të tij, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra uroi besimtarët për mikpritjen e Jezu Krishtit në jetën tyre.

“Për shumë vjet të gjithë katolikëve, ortodoksëve, të krishterëve dhe njerëzve me vullnet të mirë. Për shumë vjet dhe Zoti na ndihmoftë”.

XS
SM
MD
LG