TV
18:00 - 18:30
Ditari - Biden: Putini, kriminel lufte
Presidenti Joe Biden paralajmëron sanksione të reja ndaj Rusisë lidhur me ngjarjen në Buça të Ukrainës, ku u gjetën dhjetra trupa civilësh të vdekur, që dyshohet të jenë vrarë nga forcat ushtarake ruse. Udhëheqësi amerikan tha se Vladimir Putini duhet të përballet me një gjyq për krime lufte mbi këtë ngjarje. Vrasjet në Buça kanë ngjallur zemërim ndërkombëtar. Bashkimi Evropian po zhvillon diskutime urgjente. Moska i mohon akuzat, duke i quajtur vepër të radikalëve ukrainas. Megjithë fitoren në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, kryeministri nacionalist i Hungarisë Viktor Orban po përballen me një izolim të madh jashtë vendit, nxitur së fundmi edhe nga qëndrimi i tij mbi Ukrainën.