TV
18:00 - 18:30
1 vit nga marrëveshja e Ohrit, pritet shtim i trysnisë ndaj Prishtinës e Beogradit
Në një vjetorin e marrëveshjeve të Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, paralajmëron sot shtimin e trysnisë mbi të dy vendet për zbatimin e marrëveshjeve. Në Tiranë, Prokuroria e Posaçme ngre akuza ndaj ish ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj, për shpërdorim detyre lidhur me koncensionin e sterilizimeve. Në Shtetet e Bashkuara komentet e ish- presidentit Trump gjatë një tubimi elektroal në Ohio priten me reagime të shumta.