TV
18:00 - 18:30
Ditari - Shqipëri, Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Belerit për vendimet mbi arrestin e tij
Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese zhvillon një seancë të re seancë plenare në procesin e kërkuar nga një grup deputetësh për të shfuqizuar si antikushtetues ligjin mbi administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Gjykata Kushtetuese rrëzon pretendimet e kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Alfred Beleri për t’i shpallur si antikushtetuese vendimet e tre gjykatave, që konfirmonin arrestin e tij. Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson, thotë gjatë një vizite në Prishtinë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në përpjekjet e saj për të ndërtuar institucione thelbësore të sigurisë.