Mbi 11500 këpucë janë ekspozuar në qendër të kryeqytetit boshnjak si pjesë e një instalacioni të quajtur "Rruga e Kujtesës", në nderim të qytetarëve të saj që nuk i mbijetuan rrethimit më të gjatë ushtarak në historinë moderne.
Në Shqipëri, socialistët e lanë të paqartë qëndrimin e tyre lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për shqyrtimin nga kjo gjykatë të papajtueshmërisë ose jo të mandatit të deputetes së shumicës, ish ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.
Organizata Botërore e Turizmit, agjencia e specializuar e Kombeve të Bashkuara që nxit zhvillimin social-ekonomik e mjedisor përmes turizmit, po mban në Tiranë për disa ditë takimin e 70-të të Komisionit për Europën, duke analizuar ecurinë e kësaj fushe në rajon.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kritikuan të hënën vendimin e Listës Serbe - subjekti kryesor i serbëve të Kosovës, për të mos marrë pjesë në votimin për largimin nga detyra të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Gjashtëmujori i luftës në Gazë po shënohet me rritje tensionesh në Izrael, ku protestat kundër qeverisë po shtohen krahas zemërimit për atë që po shihet si mosveprim i qeverisë për të ndihmuar në lirimin e 130 pengjeve që vazhdojnë të mbahen nga Hamasi
Meksika tha se do të paraqesë një ankesë kundër Ekuadorit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të hënën. Ku veprim vjen pasi forcat e rendit dhe të ushtrisë hynë me forcë në ambasadën meksikane në Kuito, gjë që u prit me reagime të ashpra ndërkombëtare.
Punonjës të ekipit elektoral të Presidentit Biden, minimizuan rëndësinë e fondeve rekord që u mblodhën gjatë një takimi shtunën nga fushata e rivalit republikan Donald Trump. Analistët theksojnë se fondet e grumbulluara nuk janë elementi i vetëm që përcakton fituesin e Shtëpisë së Bardhë.
Banorët që jetojnë në disa pjesë të Meksikës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kandasë në datën 8 prill do të kenë mundësi të shikojnë eklipsin e plotë diellor. Hëna do të vendoset në mes të Diellit dhe Tokës, duke bllokuar një pjesë ose të gjithë dritën e tij dhe duke shkaktuar errësirën.
Programi amerikan i transplantimeve njoftoi se ka ndalur përdorimin e një algoritmi me përllogaritje të bazuara tek raca, që pati shkaktuar shtyrjen prej vitesh të transplatimeve për afrikano-amerikanët. I tillë është edhe rasti i Jazmin Evans, historinë e të cilës mund ta ndiqni në vijim.
Shtetet e Bashkuara kanë nevojë të madhe për punëtorë ndërtimi, thotë një shoqatë e industrisë së ndërtimit. Organizatat jofitimprurëse thonë se migrantët e sapoardhur që kanë vërshuar në disa qytete të Shteteve të Bashkuara në muajt e fundit mund të ndihmojnë në zbutjen e këtij problemi.
Vendimi i Gjykatës së Lartë të Floridës së fundmi i hapi rrugën ashpërsimit të kufizimeve të së drejtës për abort. E drejta për abortin është një çështje e rëndësishme në zgjedhjet presidenciale të këtij viti. Në nëntor votuesit mund të zgjedhin nëse duan të zhbëjnë këto kufizime ose jo.
Në Shqipëri agroturizimi është një fushë që po merr zhvillim gjatë viteve të fundit. Në mjaft zona të vendit janë ndërtuar bujtina, shumica e të cilave drejtohen nga gra. Anila Çollaku është një prej tyre.
Ngarko më shumë