Të hënën Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi një investim prej 6.6 miliardë dollarësh për kompaninë tajvaneze “TSMC”, një prej prodhuesve kryesorë të mikroprocesorëve në botë.
Aborti është një nga çështjet kryesore të fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Zëri i Amerikës sjell qendrimet e dy kandidatëve Joe Biden dhe Donald Trump mbi këtë shqetesim të votuesve amerikanë.
Paul Williams, profesor i Universitetit Amerikan në Uashington dhe ekspert i së drejtës ndërkombëtare në një intervistë për Zërin e Amerikës thotë se amerikanët dhe evropianët duhet t’ia bëjnë të qartë Serbisë se duhet të zgjedhë mes Perëndimit dhe Rusisë.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se tashmë është caktuar data për fillimin e sulmit ndaj qytetit jugor të Rafahut në Rripin e Gazës, ku po strehohen rreth 1.4 milionë palestinezë. SHBA e ka kundërshtuar operacionin tokësor në Rafah.
Sulmet ajrore ruse kanë shkaktuar dëme në vlerë prej qindra milionë dollarësh. Riparimi i këtyre dëmeve me shpejtësi mund të shmangë shkatërrimin e plotë të sistemit energjetik të Ukrainës.
Mbi 11500 këpucë janë ekspozuar në qendër të kryeqytetit boshnjak si pjesë e një instalacioni të quajtur "Rruga e Kujtesës", në nderim të qytetarëve të saj që nuk i mbijetuan rrethimit më të gjatë ushtarak në historinë moderne.
Në Shqipëri, socialistët e lanë të paqartë qëndrimin e tyre lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për shqyrtimin nga kjo gjykatë të papajtueshmërisë ose jo të mandatit të deputetes së shumicës, ish ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.
Organizata Botërore e Turizmit, agjencia e specializuar e Kombeve të Bashkuara që nxit zhvillimin social-ekonomik e mjedisor përmes turizmit, po mban në Tiranë për disa ditë takimin e 70-të të Komisionit për Europën, duke analizuar ecurinë e kësaj fushe në rajon.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kritikuan të hënën vendimin e Listës Serbe - subjekti kryesor i serbëve të Kosovës, për të mos marrë pjesë në votimin për largimin nga detyra të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Gjashtëmujori i luftës në Gazë po shënohet me rritje tensionesh në Izrael, ku protestat kundër qeverisë po shtohen krahas zemërimit për atë që po shihet si mosveprim i qeverisë për të ndihmuar në lirimin e 130 pengjeve që vazhdojnë të mbahen nga Hamasi
Meksika tha se do të paraqesë një ankesë kundër Ekuadorit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të hënën. Ku veprim vjen pasi forcat e rendit dhe të ushtrisë hynë me forcë në ambasadën meksikane në Kuito, gjë që u prit me reagime të ashpra ndërkombëtare.
Punonjës të ekipit elektoral të Presidentit Biden, minimizuan rëndësinë e fondeve rekord që u mblodhën gjatë një takimi shtunën nga fushata e rivalit republikan Donald Trump. Analistët theksojnë se fondet e grumbulluara nuk janë elementi i vetëm që përcakton fituesin e Shtëpisë së Bardhë.
Ngarko më shumë