Thuajse çdo vit, më shumë se 800 të mitur kryejne vepra penale si vjedhje, shpërndarje të drogave, drejtim të automjeteve pa leje drejtimi, kërcënime, plagosje e deri tek vrasjet.
Kundërshtimet kryesore kanë të bëjnë me mundësinë që i ofron projektligji çdo individi, dhe jo domosdoshmërisht vetëm çifteve burrë e grua, të ketë fëmijë përmes metodës së njohur si IVF.
Kjo lëvizje sipas analistëve do të ndikojë negativisht në procesin e integrimit evropian të vendit.
Veprimtaret e shoqërisë civile theksuan nevojën e përfshirjes së gruas në proceset e zhvillimit dhe të vendim-marrjes.
Në Shqipëri, roli i grave në blegtori është i lartë, edhe pse ato ndeshen në këtë sektor me vështirësi të shumta.
“Në janar e shkurt policia mori 629 denoncime për dhunë nga vajza dhe gra. Këto shifra janë vetëm maja e ajsbergut”, tha ministri i Brendshëm Taulant Balla.
Dhuna ndaj gruas mbetet ndër shqetësimet kryesore të veprimtarëve për të drejtat e grave në vend, krahas problemeve si mungesa e pavarësisë ekonomike të grave dhe pjesëmarrja ende e ultë e tyre në jetën publike.
Vendimi pasoi verifikimin e listave të nënshkrimeve që janë mbledhur për një peticioni gjatë muajit janar në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç. Për t’u konsideruar i suksesshëm peticioni duhej të nënshkruhej nga 20 për qind e votuesve me të drejtë vote në secilën komunë.
Çështja i kalon Prokurorisë së Posaçme. Pezullohen dhe u ndalohet lëvizja jashtë vendit 5 inspektorëve të Territorit, në Bashki. Arrest me burg për drejtuesin e një kompanie ndërtimi
Bix Aliu, i emëruari për postin e ambasadorit të ardhshëm amerikan në Podgoricë, tha që nëse konfirmohet, do të punojë për të luftuar ndikimet e huaja keqdashëse dhe për të krijuar alternativa ndaj investimeve kineze në Malin e Zi.
Parlamenti miratoi marrëveshjen ndërmjet qeverisë malazeze dhe shqiptare për ndërtimin e një ure ndërshtetërore mbi lumin Buna në Shën Kollë, e cila do të lidh bregdetin e Ulqinit me atë të Velipojës në Shqipëri.
Avokatët thanë se bastisjet në shtëpinë e zotit Sulejman Selimi janë kryer në kërkim të provave që lidhen me “pengimin e drejtësisë”.
Ngarko më shumë