Në qendër të aktivitetit janë manastiret qindravjeçare ortodokse dhe zonat përrreth tyre, që mbartin mjaft vlera për tu vizituar nga turistët.
Autoritetet serbe njoftuan përsëritjen e zgjedhjeve në Beograd, mes kritikave të opozitës dhe vëzhguesve për mashtrime në votimet e 17 dhjetorit.
Në konferencën vjetore të prokurorëve, diplomatët thanë se funksionimi i këtij institucioni me ushtrues detyre është zgjidhje e përkohshme që nuk do të duhej të stërzgjatej.
Në mjediset e jashtme të Medresesë së Tiranës një grup besimtarësh protestuan me parrulla në duar kundër drejtuesve të këtij Komuniteti.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Taravari, një nga dy kandidatët shqiptarë në zgjedhjet e 24 prillit, tha se Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut ka qenë një burim krizash.
Të dyja motrat po përfaqësohen denjësisht në skena të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se perëndimi nuk po ushtron trysni të mjaftueshme mbi Kosovën për zgjidhjen e problemeve sic është përdorimi i dinarit serb.
Zoti Gjiknuri e cilësoi si “normale, që të pyetej mbi çështje, që ai ka dijeni për shkak të detyrës shtetërore”, por shtoi se nuk mund të jepte detaje "për shkak të sekretit hetimor".
Ai i bëri këto komente në përgjigje të deklaratave të një dite më parë të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i cili i bëri thirrje qeverisë së Kosovës të kërkojë sa më shpejt mendimin e Gjykatës Kushtetuese për projekt statutin e hartuar nga perëndimi për këtë Asociacion.
Humbasin jetën babë e bir. Disa versione mbi shkaqet; nga kontakti me linjën e tensionit të lartë, te shpërthimi i bombolave të pajisjeve të saldimit
Studimi me temën “Ndikimi i Rusisë në Dialogun Kosovë-Serbi”, thekson se Rusia nuk e sheh të izoluar procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pasi që ka synime gjeopolitike në rajonin e Ballkanit dhe për pengimin e integrimit të rajonit në institucionet euro-atlantike.
Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier, i bëri thirrje qeverisë së Kosovës ta çojë projekt statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese.
Ngarko më shumë